Në tryezën e Këshillit Politik, Partia Socialiste shkoi me një draft konkret për listat e hapura e koalicionet parazgjedhore.
Opozita e konsideroi këtë draft minim të marrëveshjes së 5 Qershorit dhe vazhdimësi e një sërë përpjekjesh për të hequr koalicionet.
Për ekspertin e zgjedhores Kristaq Kume drafti i maxhorancës calon në të tre pikat për të cilat u sollën propozime.
Përsa i përket listave të hapura, eksperti Kume pranon se propozimi i maxhorancës i hap listat, por sipas tij formula e zgjedhur con sërish në parlament kandidatët që subjekti i rendit të parët në listë.
"E bën pothuajse të pamundur garën midis këtyre dy mënyrave të llogaritjes së vajtjes në Kuvendin e Shqipërisë të kandidatëve. Mbetet që kjo mënyrë në qoftë se do të qëndrojë si e tillë, nesër në Kuvendin e Shqipërisë do të kemi vetëm deputetë nga kandidatët që kanë zgjedhur subjekti politik", tha Kristaq Kume.
E konsideron truk edhe mos heqjen e termit koalicion nga propozimet e Gjiknurit.
"Është hequr mundësia që subjekt zgjedhor koalicion, pra bashkim i disa partive politike të kenë mundësi që të garojnë si të tilla, të regjistrohen si të tilla në KQZ, duke patur pastaj secila prej këtyre listën e kandidatëve", u shpreh Kume.
Në dukje, propozimi i mazhorancës për pragun elektoral do të kënaqte të gjitha palët, por eksperti Kristaq Kume sqaron pse sipas tij pragu elektoral favorizon vetëm partitë e mëdha.
"Kjo mënyrë e të gjykuarit të përdorimit të këtij mekanizmi, pra të pragut kombëtar të shpien në përfundimin se është bërë në funksion të interesit të partive të mëdhaja", deklaroi Kume.
Por Kume nuk është kritik vetëm ndaj draftit të mazhorancës, mbi të cilin thotë se mund të punohet për të arritur një produkt të pranuar nga të gjitha palët. Për ekspertin e zgjedhores opozita jashtë palramnetare nuk duhet të shkojë në këshill vetëm me deklarata politike, por me punë konkrete.
"Në qoftë se draftet nuk dakortësohen, palët nuk dakortësohen për këto drafte ashtu siç kanë rënë dakord në 14 janar duhet t'i kërkojnë pastaj ekspertizën teknike OSBE-ODIR-it. Është shumë e rëndësishme që të punohet jo me deklarata por me produkte", u shpreh Kristaq Kume.
E shigjeton Partinë Demokratike edhe përsa i përket përzgjedhjes së organeve të KQZ së riformatuar. Dërgimin e Bylykbashit si përfaqësues i ekstraparlamentares në Komisionin e Posatcëm e sheh si tentativë që selia blu e aleatët të përzgjedhin anëtarë të KQZ që kanë lidhje drejtpërdrejtë me ta.
"Përsa i përket opozitës jashtëparlamentare është fare dukshëm fakti që vendimi i tyre do të jetë për ata njerëz që kanë lidhje direkte me ta", përfundoi Kume.
Mbaje me shkumbe
Përgjigjusa pash titullin...kete sherbetor te curufjasur te berishes e metes nuk e shoh dot..mos e felliqni gazeten me kete plere...
PërgjigjuBOLL U MORET ME KETA PLEQ TE RJEDHUR QE TER JETEN KANE QENE QYLXHI DHE LEGENA. KENI PLOT DJEM DHE VAJZA QE KANE STUDJUAR NEPER BOTE, LERINI KETA TI MARE ZOTI SE AS DREQIT NUK I DUHEN.
PërgjigjuEksperti i nates. Shko jepja ekspertizen LSI-se, me sms naten.
Përgjigju