Foto ilustruese

Kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas në Skrapar, një tjetër ndiqet penalisht

6 Mars 2021, 15:11| Përditesimi: 6 Mars 2021, 15:13

  • Share

Dy persona janë arrestuar në flagrancë dhe një tjetër është proceduar penalisht në Skrapar  pasi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. Sh., 26 vjeç dhe M. K., 27 vjeç, të dy banues në Skrapar. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A.S., 28 vjeç, banues në Skrapar.

Policia njofton se këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar me mjet dhe kur shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë për ndalim, ata nuk i janë bindur urdhrit të tyre. Pasi janë kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, kanë dalë nga mjeti dhe i kanë kundërshtuar ata me dhunë, për të shmangur shoqërimin në ambientet e Policisë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?