Kungulleshka role në petë me gjizë dhe erëza nga amvisa Xheni Fundo

16 Korrik, 11:51| Përditesimi: 16 Korrik, 11:54

  • Share

Kungulleshka role në petë me gjizë dhe erëza

Përbërësit:

  • -5 kungulleshka
  • 100 gr djathë i bardhë
  • 100 gr gjizë
  • 100 gr djathë mozzarella ose pice
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 tufë koper
  • 1 pako me petë për byrek
  • Vaj ulliri dhe gjalpë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Presim kungulleshkat në feta, i marinojmë me erëza dhe i pjekim në furrë për pak minuta. Hapim petët e gatshme dhe i spërkasim me pak vaj. Vendosim kungujt, shtojmë gjizë, djathë të bardhë të thërrmuar, djathë mocarela, majdanoz dhe koper të grirë. I mbledhim petët role dhe i presim në 6 copa, të cilat i vendosim në një tavë me letër pjekje në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?