Sport

Kupa/ Dinamo eliminon Tiranën pas 210 minutash dhe 20 penalltive, Halili: Ata që folën për trukim janë minj kanalesh

19 Nëntor 2021, 11:40| Përditesimi: 19 Nëntor 2021, 12:33

  • Share

210 minuta lojë në total dhe 20 penallti janë dashur për të përcaktuar fituesin e përballjes Tirana-Dinamo në Kupën e Shqipërisë. Kjo pasi sfida e kthimit e 1/8 ka përfunduar 2-0 në favor të Tiranës ç’ka e çoi ndeshjen në shtesë dhe më pas drejt penalltive, atje ku dinamovitet u treguan më të saktë.

“Skuadra tregon dhe ka vazhdimësinë e javëve të kaluara. Është shumë e rëndësishme në futboll që most ë bie entuziazmi, të ketë dëshirë, të jetë e qartë taktikisht dhe të dominojë ndeshjen. Përsa i përket eliminimit ashtu si shkojë ndeshja është edhe çështje fati te penalltitë,”-u shpreh Orges Shehi, trajner i Tiranës.

“Një ndeshje që e kishim menduar ndryshe. E dinim që do ishte shumë e vështirë pasi po luanim me ekipin më të mirë të momentit. I kënaqur shumë nga kualifikimi, por i pa kënaqur me lojën,”-tha Bledi Shkëmbi, trajner i Dinamos.

Më keq eliminimin e përjetoi presidenti i Tiranës Refik Halili, i cili iu përgjigj kështu atyre që aluduan për trukim rezultati pas fitores 2-0 të Dinamos në ndeshjen e parë.

“Një pjesë e mirë në përgjithësi flisnin se ndeshja ishte e shitme dhe kjo bëri që mos të kishte shumë tifoz. Këto për mua janë minj kanalesh. I pari nga këto është Gzim Sinemati, i cili e ndyn futbollin me ato që thotë,”-deklaroi Refik Halili, presidenti i Tiranës.

Pas derbit të fituar me Tiranën në 1/8 Dinamon e pret një tjetër derbi në çerekfinale, por këtë herë me Partizanin.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?