Skuadra e Juventus

Kupa e Italisë/ Juve dhe Lazio kalojnë pa probleme në çekefinale, Milani vuan ndaj Sampdoria-s

13 Janar 2019, 11:37| Përditesimi: 13 Janar 2019, 11:39

  • Share

Ndërkohë në Itali janë luajtur disa ndeshje të fazës së 1/8 të Kupës. Juventusi ka fituar pastër 0-2 kundër Bolonjas duke siguruar çekefinalet. Golat në këtë takim për “zonjën” u realizuan nga Bernadeski në pjesën e parë dhe Kean në pjesën e dytë.

Këtë fazë ka arritur të sigurojë edhe Milani që ka kaluar jo me pak vështirësi Sampdoria-n. Në “Luiggi Ferrara” 90 minutat e kohës së rregullt përfunduan me rezultatin e bardhë 0-0, ndërsa në shtesë “djalli” realizoi dy herë falë Cutrones.

Në kryeqytet Lazio e ka bërë të duket e lehtë pasi ka mposhtur me shifrat 4-1 Novarën. Golat për lacialët u realizuan nga Alberto, Immobile dy herë dhe Milinkovic-Savic. 

Ndërkohë sonte Interi do të luajë kundër Beneventos, ndërsa Napoli kundër ndaj Sassuolos.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?