Sport

Kupa e Shqipërisë/ Spikat derbi Dinamo-Tirana, Shkëmbi: Motivimi parësor, por bardheblutë janë në formë

2 Nëntor 2021, 15:40| Përditesimi: 2 Nëntor 2021, 16:37

  • Share

Të mërkurën do të luhen ndeshjet e para të fazës së 1/8 të Kupës së Shqipërisë që është me sistem vajtje-ardhje dhe që spikat me derbin Dinamo-Tirana në ‘Air Albania’ . Një ndeshje që do përsëritet dy herë në harkun e katër ditëve pasi të shtunën do të luhet për kampionat.

“Kemi përballë një skuadër shumë të fortë, me individë cilësorë që nga momenti në moment mund të shkaktojnë dëm. Kështu që duhet përqëndrim maksimal,”-deklaron Orges Shehi, trajneri i Tiranës.

“Fokusi jonë është vetëm në këtë ndeshje. Sfidat t’i marrim me rradhë. Atmosfera është shumë e mirë në ekip dhe shpresoj të dalim me rezultat pozitiv,”-shprehet Visar Bekaj, futbollist i Tiranës.

“Të dyja jan derbi dhe kan shumë vlerë, por duhet pranuar se kundër Partizanit është më mirë. Ka më shumë atsmoferë dhe është diçka më e bukur,"-thotë Taulant Seferi, futbollist i Tiranës.

“Ashtu siç e luajtëm ndeshjen kundër Partizanit shumë të motivuar duhet të bëjmë të njëjtën gjë edhe me Tiranën. Por duhet patur parasysh se bardheblutë po kalojnë një moment të mirë në kampionat dhe patjetër që do jetë e vështirë, por jo e pamundur për fitoren,”-deklaron Bledi Shkëmbi, trajner i Dinamos.

Partizani i krizës së madhe në kampionat do kërkojë frymëmarrje në transfertën e Lezhës kundër Besëlidhjes, një kundërshtar që dy vite më parë gjithsesi i eliminoi të kuqtë nga Kupa.

Ndërkohë Teuta kampione e Shqipërisë ndeshjen e parë e luan në transfertë kundër Korabit, Vllaznia gjithashtu udhëton në Pogradec, ndërsa Kukësi përballet në Rrogizhinë me Egnatian. Ndeshjet e tjera do jenë mes Bylisit dhe Skënderbeut, Flamurtarit dhe Kastriotit si dhe Tomorrit me Laçin.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?