Kupa e Shqipërisë/ Të mërkurën luajnë dy skuadra të Superligës, tetë fituesit përcaktohen me një përballje

5 Dhjetor 2023, 14:09| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 15:53

  • Share

Pas fitores me Erzenin në Superligë, Skënderbeu të mërkurën do kërkojë një tjetër sukses, por këtë herë në Kupën e Shqipërisë kundër Cërrikut. Ndonëse klubi korçar nuk mund të luajë në Europë, për shkak të dënimit nga UEFA, sërish fitorja mbetet qëllim.

“Për Skënderbeu çdo gjë është objektiv. Kupa dhe kampionati. Besoj të bëjmë edhe nesër mirë. Të fitojmë dhe të kalojmë më tej,”-u shpreh Erlis Frashëri, kapiten i Skënderbeut.

Edhe Flamurtari që debutoi me fitore nën drejtimin e Dritan Resulit të mërkurën vlonjatët do presin Burrelin.

“Edhe sezonin e kaluar kemi tentuar të shkojmë sa më larg. Madje para dy sezoneve kemi shkuar tek 8 më të mirat,”-tha Dritan Resuli, trajner i Flamurtarit.

Në këtë fazë përveç Skënderbeut do të luajë edhe Dinamo që pret Orikun, ndërsa pesë përballjet e tjera të fazës së 1/16 janë Apolonia-Luzi, Bylis-Vora, Kastrioti-Elbasani, Korabi-Besa si dhe Tomori-Lushnja. Fituesi do përcaktohet vetëm me një përballje, ndërsa të tetë sfidat të mëkurën do të nisin në orën 13:00.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?