Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia fiton çerekfinalen e parë kundë Flamurtarit, trajneri i Partizanit: Të enjten fitojmë derbin me Dinamon

26 Janar 2022, 16:08| Përditesimi: 26 Janar 2022, 17:07

  • Share

Vllaznia ka marrë një fitore të vyer me rezultatin 1-2 në transfertë kundër Flamurtarit për ndeshjen e parë çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë, duke hedhur një këmbë për në fazën tjetër. Vlonjatët edhe pse në kategorinë e dytë bënë një ndeshje për t’u lavdëruar ndaj shkodranëve. Sakaq sfida tjetër mes Egnatias dhe Laçit është mbyllur me shifrat 1-1, ndërsa kualifikimi do mbetet për t’u vendosur në sfidën e kthimit.

Ndërkohë të enjten do luhen dy sfidat e tjera të para në çerekfinale të Kupës ku spikat derbi mes Dinamos dhe Partizanit, që luhet në orën 13:45 në stadiumin ‘Air Albania’.

“Ne do të luajmë që ta fitojmë ndeshjen, me mundësitë që kemi. Jam i bindur që do të bëjmë ndeshje të mirë, por nuk mendoj që ne apo Partizani do ta mbyllim kualifikimin në ndeshjen e parë. Janë dy ndeshje që duhet ti menaxhojmë siç duhet,”-u shpreh Bledi Shkëmbi, trajner i Dinamos.

“Do ta respktojmë deri në pikën që i takon, por ne jemi Partizani dhe do bëjmë maksimumin që të përballemi denjësisht edhe të fitojmë kundër Dinamos,”-deklaroi Dritan Mehmeti, trajner i Partizanit.

Përballja tjetër çerekfinaliste është mes Teutës dhe Skënderbeut me ndeshjen e parë që do luhet në Durrës në orën 16:45.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?