Kuqezi apo partiak?! Kuvendi debat pa 'liderët' për takimin e Ramës në Athinë

16 Maj, 17:20| Përditesimi: 16 Maj, 19:53

  • Share

Edhe pse liderët kryesorë, duke nisur nga kryeministri Edi Rama, kreu i PD Lulzim Basha apo Gazment Bardhi munguan në sallën e parlamentit, seanca plenare kaloi jo pa debate, ndonëse me tone më të zbutura.

Vëmendjen kryesore të akuzave politike, e mori takimi i Ramës në Athinë.

Deputeti Dashamir Sula që në nisje ngriti pyetjen se ku u gjetën paratë për turin e diasporës.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku kërkon informacion mbi premtimin që Rama bëri për njohjen e pensioneve edhe me Greqinë.

“A janë avancuar diskutimet me angazhimin politik? A kemi sot ndonjë informacion se ku ndodhemi për sa i përket negociatave të pensioneve dhe të mbi 700 mijë shqiptarëve që sot fatkeqësisht janë larguar në drejtim të Greqisë”, u shpreh Tabaku.

Replikën në emër të socialistëve, ia dha Blendi Klosi, që e quajti miting kuqezi dhe jo me ngjyra partiake, sikurse sipas tij, politika në Tiranë e interpretoi.

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi tha se kryeministri Edi Rama nga Athina tha një të madhe për ligjin e luftës.

 “Rama në Athinë tha një të vërtetë të madhe që na është fshehur deri tani, që është në fuqi ligji i luftës dhe pasojat e saj. Si është e mundur që pas 84 vitesh Greqia mban në fuqi këtë ligj që edhe ministri grek e quajti një skizofreni ballkanike”, theksoi Idrizi.

Jashtë debatit, ndonëse në distancë nuk mbeti as Enkelejd Alibeaj i PD zyrtare që i kërkoi votën e emigrantëve.

Paralel me këto zhvillime në Kuvend, Rithemelimi njoftoi padi në SPAK me akuzën se po harxhohen mbi 2 milionë euro nga buxheti i shtetit për realizimin e takimeve me diasporën.

Pas Athinës, sikurse vetë kreu i qeverisë njoftoi herët në mëngjes në rrjetet sociale, Rama do të takohet më 26 maj, ora 11:00, me shqiptarët e Italisë në Milano.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?