TIRANË- Futbolli në Shqipëri dhe konkretisht Superliga të martën bëjnë tre javë që nga ndërprerja për shkak të pandemisë së koronavirusit, që ashtu si gjithë botën ka mbërthyer edhe vendin tonë.
Deri më tani situata nuk duket optimiste, duke parë që numri i rasteve me COVID-19 rritet dita-ditës në vendin tonë, por gjithsesi federata po mendon për rifillimin e kampionatit. Për këtë arsye ditën e sotme klubeve të Superligës u janë servirus në tryezë disa propozime. Më konkretisht ka tre opsione që ekzistojnë për momentin. Data e parë për rifillimin e kampionatit është me 2 maj, por gjithashtu klubet po diskutohet edhe data e 10 ose 17 majit.
Pavarësisht këtyre datave gjithçka mbetet në varësi të pandemisë, por pyetur për këtë çështje nga Report TV, Lusien Nyrishme, shefi i sektorit të garave në FSHF është shprehur: "Klubet kanë në tavolinë disa prej propozimeve tona, por ne jemi në kontakt të përditshëm me ta."
Me qèllim qè tè kemi sa mè pak tè infektuar. Ishalla dhe Zoti na ndihmon!
Përgjigju