Kur sheh Ilir Metën të flasë për 21 janarin, të kujtohet vargu shekspirian: “O turp, ku e ke skuqjen?!”
Por kjo racë e dalë boje politikanësh, që kanë bërë çdo gjë në kurriz të popullit, duke i marrë gjithçka dhe duke mos i dhënë asgjë, i kanë ditët në liri të numëruara.
Lajmi i mirë është që SPAK nuk pyet as për këlthitjet, as për fletë-rrufetë e tyre.
Ilir Meta nuk është vetëm shkaktari kryesor i 21 janarit, por ai është i vetmi politikan i certefikuar si hajdut me zë dhe figurë, arsyeja e të cilit e shkaktoi atë ditë të trishtë për të gjithë shqiptarët.
Nëse për të tjerët ka dyshime, për të nuk ka, sepse ka dalë cullak përpara të gjithë njerëzve.
Si për t’u shpërblyer për atë që shkaktoi, Edi Rama e gradoi, së pari, kryetar Kuvendi dhe, më pas, president, pasi Sali Berisha e kishte shpëtuar më parë nga dënimi në gjykatë, duke shantazhuar Gjykatën e Lartë një ditë përpara vendimit.
Kjo klasë hipokrite politikanësh duhet të marrë fund, ndaj e vetmja shpresë të rrafshojë poshtërsitë dhe hipokrizinë e tyre ngelet Prokuroria e Posaçme, që u rri të gjithëve te koka si ‘shpata e Demokleut’, që herët a vonë, do t’ua presë fijëzat e mashtrimeve dhe të manipulimeve.
O Rafmet Likja likja po bon çef me lekēt e vjedhura dhe nga ty. E ti bjeri daulles tam tam o hipopotam. Shqipria nē radh tē par ska drejtēsi imagjino pastaj tē tjerat. Gjithandej korrupsjon, vjedhje, mashtrime e hajd jeto nē Albanistan.
PërgjigjuLikja eshte nje kufome e korruptuar qe palestrohet dhe ngjitet ne male.. ka marr male thote populli ..dhe hahet rrote me rrote per nivel me Bes kallakun... te dy te divorcuar tashme dhe me budallenj sec ishin kur u martuan me kuçedrat katundare... ahhh Like Ziu...
Përgjigju