'Kur kërkova njohjen e Kosovës në Beograd isha hero, sot tradhtar?' Rama: Jam 100% me të drejtën! BE e SHBA të shqetësuar nga refuzimi i Kosovës

21 Dhjetor 2019, 14:53| Përditesimi: 21 Dhjetor 2019, 15:07

  • Share

Shefi i qeverisë solli në vëmendje takimin në Beograd kur kërkoi njohjen e Kosovës nga Serbia, por tha se ai nuk është as hero as tradhtar, pasi sipas tij e gjitha po ndodh për qëllime të brendshme politike të ditës në Kosovë. Rama tha se Kosova është në gabim, dhe se vendi i saj është krah Shqipërisë në nismën e mbështetur nga miqtë më të rëndësishëm ndërkombëtare, SHBA, BE, që sipas Ramës janë të shqetësuar nga refuzimi i Kosovës për të marrë pjesë në tryezën e Samitit të Shengenit Ballkanik.

"Dje isha hero kur kërkova njohjen e Kosovës nga Serbia në Beograd, unë nuk jam as hero as tradhtar. Çfarë do thoni kur Kosova të vijë nesër në këtë tryezë, që i harruan krimet, nuk më rezulton që deri dje Serbia i kishte kërkuar falje Kosovës apo e kishte njohur Kosovën, kjo zhurmë e madhe është rezultat i atyre që duhet ta drejtojnë Kosovën drejt së ardhmes, por sot janë në një rreth vicioz që nuk e ndihmon të ardhmen. Unë nuk jam në asnjë mbrojtje, unë kam reaguar dhe do reagoj ndaj atyre që mbushin rrjetet sociale me sharje, me fyerje, me damka, që s'kanë asnjë lidhje me mua, por unë jam këtu për të çuar përpara idenë time, që nuk është një ide e pa përkrahur nga askush, por është e përkrahur me të gjithë. Jeni gabim vëllezër, jeni shumë gabim. Kosova nuk ka nevojë për një garë të brendshme se kush izolohet më shumë, apo kush shpik më shumë formula zhvillimi ekonomik që nuk qëndrojnë as në qiell as në tokë. Kosova duhet të qëndrojë afër Shqipërisë dhe miqve, që janë SHBA dhe BE, dhe të mos kthejë vizion e së ardhmes në një luftë politike të ditës. Kush fitoi nga tarifa 100%? Kush fitoi?. Unë jam takuar me presidentin Thaçi, takohem dhe flas, unë nuk kam përgjegjësi detyruese apo urdhëruese, unë jap sugjerimin tim. Jam 100% me të drejtën, se nëse nuk do të isha, të paktën një nga vendet mike, do të thoshte kjo nuk është ide e mirë. BE, Gjermani Franca SHBA, janë të trishtuara që Kosova nuk është pjesë", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Vetëm Kosova e Bosnja 'JO' Shengenit Ballkanik, Rama: I vetmi që ula Serbinë pa kushte...SHBA dhe BE në krah! Vuçiç: Do jetojmë në paqe apo luftë?! (VIDEO)


G.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?