Xhelal Mziu

Opinion

Kur krimi paralajmërohet me mikrofon në dorë

23 Prill 2021, 10:19| Përditesimi: 23 Prill 2021, 10:22

  • Share

Xhelal Mziu është një nga emrat që i përkasin Partisë Demokratike të së shkuarës jo vetëm prej konsumit të disa mandateve në krye të bashkisë së Kamzës. Ai njihet si një politikan lokal që sfidonte edhe vetë shtetin e Sali Berishës duke mbajtur në zyrë foton e këtij të fundit dhe jo të presidentit. I veshur herë me skandale si ngacmimi ndaj ‘Shamikuqes’, e herë duke dalë rrugëve me daulle e 10 mijë leksh në ballë, ai nuk arriti kurrë të bëhej një figurë e pëlqyer as nga vetë demokratët. Kjo është lehtësisht e kuptueshme për faktin që e degëdisën në Dibër, sepse Kamzën e kënaqi ato 10 vite që e drejtoi.

Partia Demokratike e mori Mziun nga komisioner zgjedhjesh dhe i shtroi rrugën, me gjasë falë gatishmërisë së tij deri në vetmohim para ligjit për t’i shërbyer Sali Berishës. Madje ky nuk është sekret. Vetë Mziu shkruan në CV në vetën e tretë për veten e tij se: “mund të themi se një vlerë ka ngelur e palëkundur për zotin Mziu gjatë karrierës së tij, adhurimi dhe admirimi i liderit historik, doktor S. B”.

Pasi kuptoi se nuk mund të ngjiste shkallët e karrierës duke imituar kryebashkiakë të tjerë kontroversë, duke u vënë emra të çuditshme rrugëve, Mziu i ra shkurt. Në vitin e fundit të qeverisjes së PD, ai mori titullin Doktor Shkencash nga univeristeti që e kishte brenda territorit të vet. Besojeni ose jo, kjo e bënte atë me letra kryebashkiakun më të shkolluar.

Mirëpo sot, duket se Mziu është ende i pakënaqur edhe pse mban të njëjtin titull si doktori që adhuron. Duke folur në Dibër si kandidat dhe drejtues politik i qarkut në fjalë, ai ka lëshuar një deklaratë shokuese. Me gjasë për ta imituar Sali Berishën deri në fund, apo për t’i bërë qejfin duke i kujtuar episodin kur kërkonte kokën e Shkëlqim Haklajt dhe jo vetëm. Mziu thotë se do t’i ekzekutojnë si Pjerin Xhuvanin të gjithë ata tek të cilët to dyshojnë se po blejnë vota. Kjo nuk është hera e parë që krimi nxitet me mikrofon nga njerëz me kostum. Mjaft të kujtojmë Ilir Metën se sa herë ka bërë thirrje për të prerë duar e për të mprehur sfurqet. Mjafton të dëgjojmë Lulzim Bashën se si e mbronte një natë më parë vrasësin e Elbasanit duke u shprehur se është oficer i shquar dhe armën e kishte me licencë. Kaq pak ngjarje brenda një jave janë boll për të kuptuar se kush e nxit dhunën, kush i ka armatosur dhe organizuar strukturat, të pranuara tashmë edhe hapur nga Ilir Meta si legjitime. Por, po kaq pak ngjarje duhen për t’ua kopsitur dosjet e për t’i lënë në mos në burg, sallave të gjyqeve.

Xhelal Mziu është thjeshtë budallai në këtë histori që i ka rënë një mikrofon në dorë dhe mendon se po kërcënon ‘Shamikuqes’. Ndryshe nga Lulzim Basha, atë s’e përkëdhelin ndërkombëtarët në ndonjë rresht të deklaratave ndaj nga sot duhet ta ketë punën pisk me ligjin. Pastaj Ilir Meta është histori më vete…

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?