Ish-kryeministri Sali Berisha

Frrok Çupi: Kur politika pro-islamike e Berishës krijoi akullin me Perëndimin

6 Mars 2023, 12:42| Përditesimi: 6 Mars 2023, 12:44

  • Share

*Pjesë nga libri: “E pashë shtetin duke rënë” – Një retrospektivë e viteve të nxehta 1994 – 1997 nëpërmjet syrit të një analisti

Miti i krijuar nga propaganda qeveritare se “qeveria shqiptare është e përkëdhelura e Amerikës”, hap pas hapi është zbehur. Tashmë, edhe për syrin e një qytetari mesatar, Amerika çmon interesat politike mbi bazën e principeve demokratike. Përsa i përket Shqipërisë, Amerika është instaluar në pozicionin stabël: Pa përkëdhelur qeverinë, pa diskriminuar opozitën, duke respektuar principet e shtetit e të shoqërisë demokratike.
Disa faktorë kanë ndikuar në çvlerësimin e psikozës se “Amerika miraton gjithçka bën qeveria”.

Në radhë të parë ndikuan shqiptarët e arratisur pas Luftës së Dytë.. Shumë prej tyre, të mbetur në orën e luftës, bënë thirrje për hakmarrje të armatosur kundër komunistëve, deputetëve, gjykatësve, prokurorëve dhe mësuesve. Disa lavdëruan edhe krimin që kishin kryer duke ikur. Duke u mburrur se “jemi vetë Amerika”…

Faktori i dytë ka qenë vetë qëndrimi i ambasadorit amerikan Rajerson, i cili kohën më të gjatë e kalonte në mitingjet e Partisë Demokratike. Në periudhën e tij, ambasada e Amerikës në Tiranë, ndodhej thuajse e mbyllur për opozitarët ose indipendentët.

Dhe më në fund, çmitizimin e deklaratave për Amerikën e ndikuan vetë qeveritarët shqiptarë, duke i kapërcyer në mjaft raste edhe normat më elementare të të drejtave të individit, për të cilat demokracia amerikane është e ndjeshme.

Cila është pamja reale e tanishme?

Sipas analistëve perëndimorë, mbas bisedimeve të Ohajos, Amerika po kërkon çmilitarizimin në zonën kufitare mes Shqipërisë e Greqisë, dhe mes kufijve të këtyre dy shteteve me Maqedoninë. Ideja e çmilitarizimit të kufijve përfshin gjithë Ballkanin.
Në qoftëse në Bosnjë do të mund të arrihet paqja, interesi për aeroportin e Gjadrit do të bjerë. Shteti shqiptar nxit tension me Greqinë. Me këtë tërheq vëmendjen edhe për Amerikën. Nuk ka rëndësi nëse interesimi është pozitiv apo negativ, qeverisë i duhet të jetë me interes. Pritet fushata elektorale në Shqipëri; qeveria do të kushtëzojë kushtëzojëPerendimin: “Ne kemi në dorë destabilizimin, por edhe stabilizimin”

Qeveria ka kuptuar se nuk ka nevojë më për thirrje kundër komunizmit. Duhet një qeveri me kualitet dhe besueshmëri. Aq më tepër që në këtë mes qëndron Kosova. Sipas zyrtarëve dhe analistëve amerikanë për çështjet e Ballkanit, Bosnja është vetëm hapi i parë në sqarimin e çështjeve historike të rajonit të lëna pezull. Askush nuk beson se mbas marrëveshjes në Dejton, nuk do të pëlcasë konflikti në Kosovë apo në Maqedoni. Në këto rrethana, shënojnë analistët, politika amerikane kërkon qeveri aleate në Ballkan, të tilla qeveri që të mund të mbajnë peshën e stabilitetit e të paqes, në radhë të parë brenda popujve të tyrë, e mandej me fqinjët.

Fakti që aktualisht Presidenti Gligorov ndodhet thuajse jashtë funksioneve të tij, është një factor negativ”. Tani për tani, departamenti i Shtetit kërkon aleatë në Shqipëri dhe në Republikën ish-jugosllave të Maqedonisë për të kompensuar “dashuritë”… e humbura. Diplomatët amerikanë janë zhgënjyer tashmë nga Sali Berisha, të cilin e cilësojnë autarkik, të paparashikueshëm dhe jo bashkëpunues”. Kështu shkruante këto ditë AleksPapahella, për gazetën “Kathimerini’. Korrespondenti, që nga Shtëpia e Bardhë, shkruan : “Fakti që presidenti shqiptar sapo u kthye nga vizita e tij ne Uashington hoqi kryetarin e Gjykatës se Kasacionit dhe sanksinoi një ligj që le partitë e vogla jashtë parlamentit, i ka irituar amerikanët…” Ky është informacioni qe vjen nga Uashingtoni dhe që praktikisht ndjehet në tërë atmosferën politike e sociale të Shqipërisë.

Dhjetor, 1995

Islamizmi shtyn shtetin kundër Amerikës

Duket se qeveria, e orientuar prej Presidentit, po shkon në anën e kundërt të Amerikës. Pas vendimit të Presidentit Clinton për “të prerë urat me vendet që suportojnë terrorizmin”, antenat e qeverisë konstatuan “ftohje Amerikë- Europë”(!). Qeveria ka nisur të fërkojë duart dhe të marrë drejtimin kundër Amerikës. Nuk dihet se nga cili observator u zbulua teoria e konfliktit Amerikë Europë.

Ka filluar një atmosferë histerike: “O burra kush sulmon Amerikën, do të emërohet përgjegjës dogane, ose në policinë financiare”.

Qeveria nuk e ka syrin as në Amerikë, as në Europë. Qeveria shikon të fitojë i treti: Bota që suporton terrorizmin. Presidenti Berisha nxitoi të shfaqë simpatinë për Konferencën Islamike dhe ta quajë atë “një interes të madh”.

Qeveria Meksi vendosi pardje që të privilegjojë investimet e vendeve të Konferencës Islamike në Shqipëri.
Shteti po luan dy karta:

E para, shpreh kundërshti ndaj vendimit më të fundit të Presidentit amerikan për luftën kundër burimeve të terrorizmit.

E dyta, plotëson një kërkesë shpirtërore dhe politike pro-islamike. Në modelin e islamik të shtetit, Presidenti shpreson shumë. Ai si një shtet i ndërtuar mbi tribu i përshtatet shumë; aq më tepër tani kur shteti që ka humbur besimin e të qeverisurve. Berisha ka nevojë për këtë model.

Me politikën pro-islamik, shteti krijon akull me Perendimin. Me Europën është “ftohur” për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut” dhe principeve të demokracisë. Ndërsa me Amerikën po ndahet për shkak të preferencës në Islamizëm. Nuk është vetëm një preferëncë ajrore apo simpati stili. Flitet se në Shqipëri janë vendosur disa baza të organizatave terroriste integraliste.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • gari: 06/03/2023 13:28

    mullah salihi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?