KURBIN- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kurbin, ku një grua ka goditur me sqepar në kokë bashkëshortin. Akti i rëndë ka ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit brenda banesës së çiftit Deda në fshatin Sanxhak.
Sipas të dhënave Drane Deda, 58-vjeçe ka goditur me sqepar në kokë bashkëshortin e saj Llesh Deda 61-vjeç. Ky u fundit ka marrë plagë serioze dhe pasi ka marrë ndihmën e parë në urgjencën e Laçit është dërguar në spitalin e Traumes në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Në momentin e ngjarjes çifti i bashkëshortëve të cilët janë prindër të 10 fëmijëve kanë qenë të vetëm në banese dhe dyshohet se para ngjarjes kanë debatuar me njëri tjetrin, pasi dyshohet se burri e kishte dhunuar gruan. Menjëhere pasi ka kryer aktin e rëndë 58-vjeçarja është vetëdorëzuar në polici, ndërsa grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.
Sipas burimeve 61-vjeçari ishte përdorues alkoli dhe çifti i bashkëshorteve kanë patur konflikte të vazhdueshme, por nuk ka pasur denoncime të mëparshme në polici për dhunë në familje.
Kur fryhen burrat kush jam une mir ua bejne grat qe ua bejne trupin per qep e krip. Mos e mani zonjen ne pollici.
PërgjigjuPo jari po pill 10 kalamaj e dil thuj skam leke ti ushqej. Ktyre duhet tu japesh Pako me prezervative ne vend te ushqimeve