Kurbin, prishet sistemi vaditës! Të mbjellat ‘thahen’ për ujë

24 Qershor 2023, 16:20| Përditesimi: 24 Qershor 2023, 16:32

  • Share

Tokat i kanë kultivuar, por të mbjellat nuk garantojnë prodhim, për shkak të mungesës së vaditjes. Kjo është problematika me të cilen përballen prej vitesh fermerët e fshatit Gorre në Kurbin, një nga zonat me rendiment mjaft të lartë në sektorin e bujqësisë.

Sistemi i vaditjes në këtë zone ka dalë jashtë funksioni, në një gjatësi prej më se 2 km. Në këto kushte fermeret kërkojnë zgjidhje, pasi mbjellat po thahen për ujë dhe nuk japin rendiment.

“Ka 32 vjet që ky kanal nuk riparohet. Janë disa hektarë tokë pa ujë, nuk bëhet misri edhe livadhet thahen jo më bimët. Nga viti 1996 e deri tani nuk është vënë dorë. Më përpara këtu vaditeshin 8 mijë hektarë tokë. Tani është problem shumë se ne veç me bujqësi jetojmë”, thanë banorët”.

Në këtë zonë 3 dekada më parë kultivoheshin 8 mijë hektarë me drithera, ndërsa tani vetëm dy mijë hektarë me kulturën e misrit. Mungesa e ujit për vaditje është një problem i vjetër në fshatrat e Kurbinit, duke detyruar shumë fermer që të heqin dorë nga sektori i bujqesisë.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 25/06/2023 01:06

    2 km kerkoni t'jua rregulloje shteti,ndersa ju freskoheni nen hijet e kafeneve e klubeve??!! Mblidhuni bashke e sistemoheni,ai kanal kerkon vetem pastrim te shtratit e aneve dhe pak zgjerim ku eshte e mundeshme.Kazma e lopata keni,po keshtu dhe ndonjeri mund te kete nje eskavator qe mund t'a merrni me qera duke i vene leket se bashku.Mos prisni cdo gje nga shteti se muk jeni ne socializem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?