Kosova & Rajoni

Kurti dhe Vuçiç takohen për herë të parë pas tensioneve, e pranishme Merkel dhe Macron! Diskutuan mbi vazhdimin e dialogut

6 Tetor 2021, 17:17| Përditesimi: 7 Tetor 2021, 13:53

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë zhvilluar takimin e parë në samitin e Brodos, që pas tensioneve mes dy palëve për reciprocitetin e targave. Në takim kanë qenë të pranishëm edhe kancelarja gjemrnae Angela Merkel, si edhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Përmes një postimi në 'Twitter', Kurti bën me dije se kanë diskutuar mbi procesin e Berlinit, teksa ka theksuar se qeveria e tij do të mbështesë çdo marrëveshje, por me kushtin ku të gjitha vendet e Ballkanit të trajtohen të barabarta.

"Në një bisedë me kancelaren Merkel, Presidentin Emmanuel Macron dhe Presidentin e Serbisë, ne folëm për Procesin e Berlinit, lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave. Ne mbështesim marrëveshjet në të cilat të gjitha vendet e BB6 trajtohen si të barabarta dhe qytetarët janë përfituesit përfundimtarë", shkruan Kurti.

Sakaq, takimin  e ka konfirmuar edhe Vuçiç, i cili ka thënë se do ta vazhdojnë dialogun me Kosovën, por tema e parë e diskutimit duhet të jetë Asociacioni i Komunave Serbe (ZSO).

“Biseduam për diplomat, njohjen e profesioneve. Kjo përfundimisht do të kontribuonte në lirinë më të mirë të lëvizjes. Shpresoj se ne do të jemi në gjendje t’i zgjidhim këto çështje, kurse në thelb te jene çështjet e rëndësishme për të ardhmen. Sigurisht, ne do të vazhdojmë dialogun, por tema e parë duhet të jetë Asociacioni i Komunave Serbe, ashtu siç ishte shkruar në deklaratën e BE-së”, tha Vuçiç.

Ora 20:05
Borrell thirrje Kosovës dhe Serbisë: Intensifikoni punën për të arritur një marrveshje përfundimtare

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, iu ka bërë përsëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të punojnë drejt një marrëveshje përfundimtare. Borrel ka takuar në samitin Brdo, kryeministrin Albin Kurti. Ai shkruan në Tëitter se kanë diskutuar mbi marrëveshjen e arritur javën e kaluar mes dy palëve.

"Diskutuam marrëveshjen e javës së kaluar në mes të Beogradit dhe Prishtinës me Albin Kurtin, si hap i rëndësishëm që duhet implementuar. I bëj thirrje të dyja palëve që ta intensifikojnë punën për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative për normalizim të marrëdhënieve me ndërmjetësimin e dialogut nga BE”, shkruan Borrell.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?