Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kurti flet për fitoren e Donald Trump: Ne punojmë me çdo administratë të SHBA-ve

11 Nëntor, 21:41| Përditesimi: 11 Nëntor, 21:46

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se janë të gatshëm që të bashkëpunojnë me çdo administratë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), pavarësisht se cili kandidat ka fituar.

Pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, Kurti tha se qeveria është e interesuar të vazhdojë bashkëpunimin jo vetëm në aspektin diplomatik.

I pyetur për bisedën mes Trump e presidentit, Aleksandër Vuçiq, shefi i ekzekutivit tha se “kush i ka raportet më mirë me kënd nuk e di këtë punë”.

Këto deklarata Kurti i bëri pas vizitës në Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, ku shtoi se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara është i pazëvendësueshëm.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë të dielën se ka biseduar në telefon me Donald Trump, i cili ka fituar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA./Kosovapress

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 12/11/2024 07:26

    i mjeri popull Kur themi qe jemi te pavarur nji shtet sovran?GENJESHTRA nji shtet sovran eshte kur te njeh OKB pra Kosova JO,pra perendimi e ndaloj gjenocidin ne 99 por nuk deshironte nji Kosove sovrane ,neve kemi lindur argatet e te huajve dhe argat dote vdesim jo vetem Kosova por e gjith Shqiptaria kjo eshte e verteta .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?