Situata në Kosovë, në fakt ka interpretime të ndryshme e këndvështrime të ndryshme. Ajo që bie në sy është fakti, se të gjithë e kanë me Kurtin, sikur në fakt ai të ishte problemi apo agresori. Në fakt, gjërat nuk qëndrojnë kështu. Deri tani nuk kam gjetur asnjë argument se Kurti po tejkalon kompetencat ligjore që i ofron Kushtetuta e Kosovës. Kurti, nuk nuk po bën asgjë në kundërshtim me kuadrin ligjor dhe me kompetencat që ai ka si Kryeministër i votuar nga shumica e qytetarëve të Kosovës.
Në fakt Kurit nuk ka sulmuar institucionet, nuk ka cënuar territorin e Serbisë, nuk ka marrë peng asnjë qytetarë serb, nuk ka dhunuar asnjë serb në Kosovë për shkak të përkatësisë etnike. Megjithatë, në gjithë këtë histori i vetmi që po sulmohet nga analistët e Tiranës, nga Tirana zyrtare dhe po ashtu edhe nga ndërkombëtarët është pikërisht Kurti.
Sulmet janë nga më të ndryshmet deri aty sa duan të gjejnë ngjashmëri të Kurtit me ish diktatorin Hoxha apo edhe me ndonjë politikan tjetër në Tiranë. Në fakt Kurti po akuzohet edhe si sovranist. Me këtë termin e fundit ka një interpretim të gabuar, sepse Kurti nuk është sovranist, sepse nuk është në Opozitë, por është ai që qytetarët e Kosovës i kanë besuar sovranitetin përmes votës. Pra, ka një keqinterpretim duke i dhënë diçka që Kurti nuk e ka dhe po ashtu duke tentuar t’i mohohet ajo që ai de jure ka, pra faktin e të qenit Kryeministri i Kosovës e si i tillë ai ka detyrime kushtetuese në lidhje me gjithë territorin e Kosovës.
Sjellja ndaj Kurtit ndonjëherë është në formatet që i kalon imagjinatën dhe po ashtu ka diçka që nuk shkon në lidhje me situatën aktuale në Kosovë e po ashtu edhe në lidhje me qëndrimet e ndërkombëtarëve, të cilët në fakt janë shumë më realiste dhe shumë më pak akuzuese sesa Tirana zyrtare. Ndërkombëtarët kanë nënvizuar se bashkëbisedimin me Kurtin është i vështirë, por jo i pamundur dhe ai mbetet një aleat.
Po ashtu, sidomos nga Tirana u përhap me shpejtësi lajmi se nëse Kurti nuk do të ndryshonte qëndrim duke qenë më soft, Kosova do të përballej me sanksione. Kjo ideja e sanksioneve nga Tirana doli sikur në fakt të ishte një lajm i mirë dhe se kështu mund të sulmohej drejtpërdrejtë Kurti, sikur ai të ishte problemi në Kosovë. Në fakt nga NATO apo BE nuk është folur asnjëherë për sanksione të menjëhershme apo të sigurt nga Kurtit e për pasojë ndaj Kosovës.
A mund të ketë sanksione ndaj Kurtit apo ndaj Kosovës? Kurti ka luajtur një rol të rëndësishëm në procesin e integrimit europian të Kosovës. Vazhdimisht ka theksuar se e ardhmja e Kosovës është në BE dhe në Nato. Ndërsa, Milloshevic ka theksuar se është vetëm për integrimin europian të Kosovës dhe jo për anëtarësimin në Nato. Pra, aktualisht kemi dy shtete sovrane në konflikt, që njëra ka busull Naton dhe tjetra jo. Në këtë këndvështrim gjeopolitik, as amerikanët e po ashtu vendet e Natos nuk kanë interes të sanksionojnë një vend si Kosova që është hapur një aleat për ta.
Sulmi i vazhdueshëm ndaj Kurti, jo vetëm që nuk është simetrik, por është i tepruar duke parë që në fakt nuk ka asnjë thirrje apo kërcënim nga ndërkombëtarët ndaj Serbisë. Aludimi se Kosova nuk është sovrane pa ndërkombëtarët e pa Naton, sepse sovranitetin e saj e ka siguruar nga këto të fundit nuk është as pjesë e parimeve të drejtës ndërkombëtare dhe as në parimet në të cilët është themeluar dhe ka funksionuar Aleanca e Atlantikut Verior. Kosova është shtet sovran dhe për këtë nuk duhet të ketë iluzione dhe kushdo që bën deklarata të kundërta është në fakt në shkelje me të drejtën ndërkombëtare e po ashtu cenon hapur të drejtat e shtetit të Kosovës.
Kosova është shtet sovran, sepse ka ardhur përmes një deklarate të Pavarësisë të bërë nga institucionet e saj dhe po ashtu është njohur nga vendet më të rëndësishme të Natos dhe të BE. Njohja është një biletë prezantimi, por nuk është kusht për të garantuar ekzistencën e një shteti, ku shumica e qytetarëve të saj e kanë pranuar dhe kanë vendosur të jetë ashtu.
Kurti ka disa qëndrime që lidhen me arsyet që ai ka vendosur të merret me politikë, të themelojë e të drejtoj subjektin politik që ka dhe që për ato qëndrime, sigurisht është votuar dhe është bërë Kryeministër.
Ai po sulmohet në lidhje faktin se duhet të pranojë dhe të implementojë asocicimin e komunave serbe. Në fakt për këtë të fundit ka disa pyetje që duhen përgjigje? A ka detyrim kushtetues dhe politik që Kurti ta pranojë një gjë të tillë? Pse insistojnë ndërkombëtarët që kjo të ndodh dhe ku është janë pasojat politike dhe juridike të një pranimit të tillë? Cfarë do të jap në këmbim Serbia nëse Kurtin e pranon një gjë të tillë? Nëse ndodh asocimi, a do të ketë njohje reciproke mes Serbisë dhe Kosovës? A mund të ketë forma të tjera alternative me aosocimin që serbët të ketë drejtat që duan? Përqindja e serbëve në Kosovë, jo më shumë 4% a justifikon krijimin e një asocimi të tillë?
Cfarë bisedimesh jo publike fshihet mes përfaqësuesve të ndërmjetësimit dhe Kurtit në lidhje me asocimin e komunave serbe? A mund të kemi një rast të ngjashëm me atë të caktimin të kufirit të Kosovës me Malin e Zi që edhe pse Kosova e bëri në dëm të saj me premtimin e liberalizimit të vizave dhe kjo e fundit nuk ndodhi? Pra, sa garanci ka Kurti që nëse implementon asocimin ai do të ketë njohjen e Serbisë?
Çështja e komunave me shumicë serbe nuk është vetëm një çështje e pushtetit vendor, por ajo ka qëllime të tjera territoriale që është përtej kompetencave të pushtetit vendor? Pse e them këtë? Nëse serbët që kanë shumicë në këto komuna do të kishin vetëm probleme demokracie ata nuk do të protestonin në flamurin e Serbisë dhe po ashtu thirrjet e tyre nuk duhet të ishin më natyrë nacionaliste. Pra, duket qartë nga sjellët e tyre, nga prania e grupeve me precedentë të rrezikshëm se çështja e komunave serbe nuk është vetëm një çështje lokale, por ata pretendojnë e kanë në mendje aksione të tjera që në fakt mund të cenojnë fort tërësinë territoriale të Kosovës
Cfarë po ndodh me ndërkombëtarët dhe Kurtin? Lufta në Ukrainë ka bërë që edhe aleatët ndoshta të ndryshojnë strategji dhe të mos jenë më ata që ishin përballë Kosovës. Nato apo aleatët kanë frikë se Kosova mund të bëhet një precedent tjetër i rrezikshëm në zemrën e Europës ku nuk përjashtohet mundësia që nën hije të jenë edhe politikat e Rusisë. Në këto rrethana, ata duan të mbajnë afër Vucic duke mos përdorur retorikin e ashpër që kanë përdoru më parë ndaj ti. Po ashtu edhe vetë Vucic po përdor rrethanat e reja gjeopolitike të kërkojë e të marr më shumë sa mund të mendonte para se Rusia të sulmonte Kosovën.
Kush është e kush duhet të jetë roli i Shqipërisë? Shqipëria është vend anëtar i Natos, me një peshë të rëndësishme gjeopolitike për shkak të pozitës së saj gjeografike, por me një peshë shumë të vogël ushtarak për shkak të numrave dhe të Ushtrisë që ajo ka. Megjithatë, detyra e Shqipërisë nuk është të bëj drafte sesi mund të impementohet asocimi i komunave me shumicë serbe, por të ngrejë zërin e saj brenda Aleancës e po ashtu edhe me SHBA.
Gjithashtu, Tirana zyrtare duhet të kishte bërë e duhet të kishte realizuara takime të drejtpërdrejta me Kurtin dhe me faktorin politik të Kosovës, të cilat jo detyrimisht mund të ishin publik. Rama nuk mund të flas me superioritet në emër të Aleancës për të sulmuar Kurtin! Gjithsesi, deri tani kemi parë Kurtin i cili është ai që ka barrën kryesore mbi supe dhe po vepron mbi kuadrin ligjor të Kosovës e po ashtu shpesh kemi parë Ramën që përdor togfjalësh politik kundër Kurtit!
Në debatin ose përplasjen mes Kurtit dhe Ramës ka edhe një analizë, kryesisht nga Tirana se kjo po ndodh për shkak të rivalitetit mes tyre se kush do të jetë përfaqësusi i shqiptarëve në Rajon. Mendoj, se kjo e fundit nuk qëndron si analizë, sepse Rama dhe Kurti përfaqësojnë dy shtete të ndryshme dhe po ashtu dy qasje të ndryshme për mënyrën se si bëjnë politikë dhe po ashtu sesi e trajtojnë çështjen e sovranitetit.
Nje analize e dobet dhe në dëm të Kosoves. Nje gazetar megalloman qe mendon se mund te japi mend per qeverine ne Tirane , por edhe kritika ndaj qendrimit amerikan dhe evropian. Taman sikur te jete vellaj i Kurtit. O Daci , nuk ke kapacitetin e duhur intelektual te snalzosh e japesh vleresime per kete problem, prandaj me mire mos u mer me kete teme dhe hapi ruge tjeterkujt t’i mari ato shperblime…
PërgjigjuServilizmi nuk ka asgjë të përbashkët me të bërit politikë. Dinjiteti në politikë, nuk është luftë gjelash!
Përgjigju