Kosova do të aplikojë sërish për marrjen e statusit vend-anëtar me të drejta të plota në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, tha kryeministri Albin Kurti. Ai tha se një gjë e tillë do të ndodh në samitin e asamblesë në vitin 2026.
Kreu qeveritar, në seancën solemne të hapjes së sesionit të 36-të të Asamblesë Rajonale të Evropës (ARE), pjesë e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë (APF), që po mbahet në Kosovë, tha se bota frankofone duhet të jetë më e pranishme në Kosovë.
Kosova aktualisht është anëtare e asocuar në Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë. Për tu bërë anëtare e plotë, APF merr edhe vlerësime politike që ndërlidhen me kriteret e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Kosova kishte aplikuar edhe në vitin 2018 për t’u bërë anëtare në APF, mirëpo kjo iniciativë nuk kishte rezultuar me sukses.
Krahas kësaj, Kurti duke folur për nevojën e demokracisë, temë e samtit, tha nuk mund të ketë demokraci të mirëfilltë pa trajtuar në mënyrë efektive manipulimin e informacionit dhe sulmet kibernetike.
Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se vendi synon t’i forcojë më tej lidhjet kulturore dhe gjuhësore me vendet frankofone.
Ai përmendi edhe mbështetjen e APF për sulmin terrorist serb vitin e kaluar në Banjskë të Zveçanit.
Ndërkaq, kryesuesja e delegacionit tëAsamblesë Rajonale të Evropës, pjesë e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë (APF), senatorja belge Anne Lambelin, tha se qëllimi i asamblesë nuk është të imponojë demokracinë, por ta mbrojnë atë.
Fjalën e mori edhe, kryesuesi i delegacionit të Përhershëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës në APF, Dimal Basha, cili tha se Kosova do të angazhohet për të mbrojtur dhe promovuar demokracinë dhe të drejtat e grave./Kosovapress