Albin Kurti për ‘Financial Times’: SHBA dhe BE po tregohen ‘shumë të buta’ me Serbinë, t'i vendosin ultimatum që të marrë sanksione ndaj Rusisë

28 Maj, 09:30| Përditesimi: 28 Maj, 18:33

  • Share

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po tregohen 'shumë të buta' me Serbinë. Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për ‘Financial Times’, duke thënë se BE dhe SHBA duhet t’i vendosin Serbisë një ‘ultimatum’ që të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

“Brukseli dhe Uashingtoni duhet të ndryshojnë qasjen e tyre dhe t'i vendosin një afat kohor Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse”, tha Kurti në një intervistë për Financial Times.

Kurti shprehet se Beogradi duhet të qëndrojë në anën e perëndimit kundër Moskës në mënyrë që t'i japë Kosovës sigurinë se është e përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve.

“Sapo Serbia të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse, atëherë do të ishte një moment kur ata do të tregonin se duan të integrohen në BE dhe se Serbia pa Rusinë nuk mund të kërcënojë sigurinë e kontinentit. Kështu që atëherë, mund të besoja se ata në thelb duan paqe.”

Ai ka thënë se Serbia duhet të tregojë përkushtim ndaj integrimit në BE duke vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe ndalur përpjekjet për t’u ulur në “tre ose katër stola”.

Kurti ka refuzuar të tregojë nëse Policia e Kosovës do t’i tërheqë njësitë speciale nga veriu, por ka insistuar se ankesat e serbëve për praninë e tyre po pakësohen.

Javën e kaluar policia kosovare bastisi disa degë të një banke serbe në veri të vendit dhe konfiskoi monedhën serbe. Dinari ishte i jashtëligjshëm si mjet këmbimi në Kosovë në fillim të këtij viti, edhe pse shumë prej serbëve të Kosovës paguhen me paga ose pensione në atë valutë. Kosova përdor euron.

Kurti pranoi se ka “ndonjëherë dallime” me aleatët e tij evropianë dhe amerikanë “kur bëhet fjalë për strategjitë, operacionet dhe taktikat në terren nga njëra anë, dhe kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Serbinë”, por jo për vlerat apo parimet.

Ai tha se qasja "e butë" e perëndimit ndaj Serbisë ishte "pasojë e shpresës së madhe se sa më shpejt Serbia do të hidhet në kampin demokratik perëndimor. Sipas mendimit tim, ne kemi pritur shumë gjatë për të qenë ende me shpresë.”

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ALB Patriot: 28/05/2024 09:55

    BRAVO! Ua the te verteten ne sy nderkombetareve! Mos prano as te ashtuquajturin "Asociacion", eshte NJESOJ si "Republika Srpska" ne Bosnje: duan shkeputje. FORCA KOSOVA!

    Përgjigju
    • Erik: 28/05/2024 17:28

      A eshte kryeminister i Kosoves apo i Serbise? Gjithe energjia e tij shkon duke menduar dhe vepruar per Serbine, a thua s'ka halle te tjera populli i Kosoves.

  • fisnik: 28/05/2024 09:48

    Idjoti Kurti i jep mend SHBA-se dhe BE-se...o derr i ndyre ti dhe qeveria jote me Gervalla e zgardaballa me Kusarin e hajdute qe po e coni Kosovën drejt luftës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?