Kurti: T’i jepet fund epokës së mosndëshkimit të krimeve të Serbisë

8 Korrik, 22:54| Përditesimi: 8 Korrik, 22:55

  • Share

Në 25-vjetorin e vrasjes së Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar që të merr fund epoka e mosndëshkimit të krimeve të tmerrshme të Serbisë.

Ai në një postim në rrjetin X ka thënë se ende askush nuk ka marrë përgjegjësi për aktin makabër të kryer në paraburgimin e policisë së Serbisë.

“Trupat e tre vëllezërve të rinj shqiptarë kosovarë, të cilët ishin gjithashtu shtetas amerikanë, u gjetën në një varr masiv menjëherë pas luftës. Agroni, Mehmeti dhe Ylli u vranë në paraburgimin e policisë serbe, me plumba në kokë, ndërsa duart e tyre ishin të lidhura. Megjithatë askush nuk është mbajtur përgjegjës. Epoka e mosndëshkimit të krimeve të tmerrshme nga Serbia duhet të marrë fund”, ka shkruar Kurti.

Tre vëllezërit që e kishin lënë SHBA-në për të luftuar në Kosovë, u vranë në paraburgimin e policisë serbe më 1999.

Sot Departamenti Amerikan i Shtetit ka kërkuar nga Serbia të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për vrasjen e vëllezërve Bytyqi./KosovaPress

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?