Berisha-Meta sot në 'Air Albania'

Kush do t’i kontrollojë shpenzimet e ‘Rithemelimit’ në fushatë? KQZ asnjë kompetencë! A do angazhohen Krimi Ekonomik dhe Pastrimi i Parave?!

15 Prill 2023, 15:20| Përditesimi: 15 Prill 2023, 15:22

  • Share

Koalicioni Meta-Berisha çeli sot fushatën elektorale për zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 maji. Për herë të parë koalicioni opozitar nuk do të ketë emrin e drejtuesit. Si Foltorja, ashtu edhe Partia e Lirisë, këmbëngulën në KQZ që emri i Ilir Metës të mos shënohej në krah të koalicionit, me qëllim që koalicioni të mos identifikohej me emrin e tij. Por mungesa e emrit është paradoksi më modest i kësaj fushate. Për herë të parë, një grupim politik, me në krye Sali Berishën, që pretendon se përfaqëson me numra opozitën, është jashtë çdo kontrolli të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për shpenzimet elektorale. Vendimi i Gjykatës së Apelit për të njohur grupin e Alibeajt si përfaqësim zyrtar i Partisë Demokratike, ka pasjellë delegjitimimin e plotë të Rithemelimit së Sali Berishës.

Në kushtet kur Rithemelimi nuk njihet si subjekt politik, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të ushtrojë asnjë kompetencë ligjore për kontrollin e shpenzimeve të Rithemelimin në këtë fushatë elektorale. Organizatat ndërkombëtare që monitorojnë proceset zgjedhore në Shqipëri kanë konstatuar në çdo raport se pavarësisht përmirësimeve ligjore, partitë politike fshehin financimin dhe shpenzimet, ndërsa kontrolli dhe sanksionet janë të dobëta. Por, në rastin konkret kemi të bëjmë me një grupim politik që nuk njihet si parti politike. Nuk është as organizatë, as shoqatë dhe as fondacion, pra nuk është asnjë lloj organizimi që njeh legjislacioni dhe që mund të veprojnë mekanizimi i kontrollit financiar.

Neni 92 /1 deri tek nënti 92 /7 parashikon rregullat e financimit të partive politike në fushatë dhe kontrollin e shpenzimeve elektorale, ku përfshihet dhurimet, kushtet dhe kufirin e dhurimeve, huatë, kreditë, librat e llogarive, çdo shpenzim etj. Por, këto rregulla nuk mund të veprojnë mbi Rithemelimin pasi nuk njihet si subjekt politik. Nga ana tjetër, fushata e Rithemelimit ka një kosto financiare, pavarësisht burimit, që mund të jenë dhurime, kursime personale apo para që nuk u dihet burimi.

Cilido që të jetë burimi i shpenzimeve të Rithemelimit, duke mos qenë një organizim që njeh ligji, ky grupim nuk ka tagër për të deklaruar donatorët apo burimet e financimit, nuk ka detyrim për të pranuar auditues etj. Nga ana tjetër, aktiviteti politik i Salio Berishës, jashtë PD-së zyrtare, që nga vjeshta e vitit 2021, besohet se ka kushtuar miliona euro. Shpenzimet pritet të intensifikohen gjatë fushatës zgjedhore. Në këto rrethana të pazakonta, mbetet për t’u parë nëse do të angazhohen Tatimet, Krimi Ekonomik dhe Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • President kukull: 16/04/2023 12:00

    Jan mbledhur keta laskaret

    Përgjigju
  • Agim: 16/04/2023 09:12

    Keto jane perralla shqiptare,per te justifikuar vjedhjet.Jane mbi 10 organizma qe paguhen dhe e kane per detyre te verifikojne keto qe merret me para,edhe Celibashi si njeri i komprometuar permes Mediut po shkel ligjet cdo dite.ketu duket dhe paaftesia e mazhorances parlamentare me shkarkuar ate tutkun ne vende,eh Shqiperia dhe Shqipetaret !!!!"????

    Përgjigju
  • Nelo: 16/04/2023 09:07

    Krimi ekonomik ka ngrire per momentin..hhahaha

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 16/04/2023 08:19

    ASPAK-ASPAK, AS KQZ nuk è kontrollojne dot. Sepse nuk ka nje person pergjegjes, pra kryetar te Lirise, te shenuar ne liste. Do pyesin Liken e ai do pergjigjet:paté gje ne regjistrimin e Lirise EMRIN Tim si kryetar? Po keshtu edhe Berisha. Dhe.. fajin è ka Edi...

    Përgjigju
  • Denisa: 16/04/2023 06:46

    Censura e Rames nuk le kritike pa ndaluar, si shenje e imoralitetit qe e karakterizon. Porse gjuhen me fjale te pista, ofendime e urrejtje ndaj pales kundershtare e mbeshtet fort! Sic thoshte i ndjeri Agolli, njeriu ka humbur normalitetin me natyren e tij dhe me shume i ngjason kafshes.

    Përgjigju
  • Molla e dijes: 16/04/2023 03:34

    APOLOGJIA E MUNGUAR E BELOS Unë jam i thjeshtë ashtu si ju, s'kam vilë por veç një shtëpi, dua votën tuaj që t'ju shërbej, të bëhem kryetar në bashki. Diplomë gjimnazi mbase s'kam, por kam mbaruar universitet, në lojë tenisi kam qënë kampion, jam kandidati i duhur për kryeqytet. Unë premtimet do t'i mbaj, autobusi falas do jetë realitet, s'do udhetojë njeri me makinë, në urban do mblidhet ai milet! Do ju duket vetja si n'konservë sardele, era e djersës ndoshta do mbizotërojë, mbase do shtohen manjakët e xhepistat, ruani bythën e xhepin, që t'ju shpëtojë! Me urban do bëni xhiro falas, sa herë të doni, zbrit dhe hip , merrni bukë me vete se s'dihet, do ju duket vetja fiks si VIP. Qeras unë për biletat falas, nga taksat tuaja, jo nga xhepi im, me ato para që do të kurseni, blini buke thatë në kujtimin tim. Bukë të vogël, jo të madhe, për të tjera gjëra paguani vetë, duket si lëmoshë por zgjidh halle, më mirë se bari i Kimetes do jetë! Belo do jetë në shërbimin tuaj, do ju bëj 500 oaze për relaks, do keni parqe edhe buzë Lanës, dhisni aty me nge kur të jeni kaps. Qyteti do jetë metropol policentrik, s'do ketë më ndërtime pallatesh, do jetë si oaz pushimi të papunësh, është çështje vullneti, jo hallatesh! Rama karagjozi na quajti qenër, kurse bashkiakët e tij, gomerë, tha, qenit s'i ngarkohen drurët, veç gomari e bën punën me nder! Ç'ka ai me qentë, ne s'jemi ashtu, qeni ka qënë miku i njeriut përherë, sidoqoftë ne jemi elefantë amerikanë, por, bëhemi po të duam edhe gomerë! Pra të dashur qenër apo elefantë, mos i votoni gomerët këtë herë, votoni koalicionin ''Bashkë Fitojmë'', se ngelëm rrugëve papunë përherë! Po nuk më votuat s'ka problem, krushqinë e kam bërë me socialistë, papunë e pabukë s'ngelem pa merak, di të behem gomar edhe komunist!

    Përgjigju
  • Shqupisti: 15/04/2023 23:21

    Ueee, ne nje foto qenkan mbledh 50 muter, kaleca, spiuna, bythlepiresa, zagare. Kryekrimineli Saleh ne qender e kryehajduti Memuti ma bundren e tij i rrijne prane. Ptu, rracmute

    Përgjigju
  • laboviti: 15/04/2023 18:55

    Ne nje vend normal do supozonim se do e bente,ne fakt duhej ta kishte bere SPAKU=ASPAKU sipas Berishes, por ne vendin tone ku ky organ eshte dora e zgjatur e ketij satrpai te ndryshkur e te plakur, nuk ka kush ta beje kete kontroll,pasi prokuroret e ketij organi kane marre te tjera udhezime e detyra dhe jane te zene dhe financimet e paligjeshme e pasurite e Berishes e te Meta-jt jane jashte radarit te Altin Dumanit,kjo edhe me keshillen e patriarhutte SPAKUT ,gjitonit te Sales e te Likes ne Lallez,Arben Krajes,pasi ata te dy jane te paprekshem dhe jane mbi ligjin,Keshtuqe Berisha e spioni Meta-j kane te gjithe te drejten e zotit te harxhojne pak nga gjithe pasuria e tyre miliardeshe apo te financohen nga biznesmene e oligarke ne sherbim te tyre ,pa u shqetesuar asnje nga personat ligjore te ngarkuar me ndjekjen e parase se piste e larjen e parase ne kete vend. E ne kete menyre mund te thuhet se Altin Dumani e SPAKU eshte ne krye te detyres se bashku me mashen e Likes e te Berishes ne KQZ, Celibashin , qe si kurre me pare vendosi te mos vihet emri i diskredituar nderkombetarisht i spionit Metaj ne fleten e KQZ-se ,qe te mos irritohen njrezit e sidomos PD-istet kur te shkojne te votojne.Keshtuqe duke mos e pare emrin e ndyre te tij ne fleten e votimit shpresojne te marrin edhe ndonje vote me teper! bravo Celibashi! Nuk na thua,ku te ka kapur Berisha? Per k.qesh? Eshte e vertete se te shantazhon me ate qe shkruhet se jot shoqe ka qene ne makinen e Olldashit te ngrate? Skandal!

    Përgjigju
  • Hoj: 15/04/2023 17:31

    Jo asgjë nuk ndodh.

    Përgjigju
  • Qazim: 15/04/2023 17:22

    Hesapet kerkojani partise se vules.

    Përgjigju
  • Era: 15/04/2023 17:13

    Spaku një herë jo, se spaku nuk mund të kontrolloj dorën që e ushqen.

    Përgjigju
  • aleksadros: 15/04/2023 16:26

    u mblodhe e llumi i vendityyyyyyyyyyyy

    Përgjigju
  • Dori: 15/04/2023 16:08

    Pse lodheni kot....askush nuk i del kunder Berishes

    Përgjigju
  • e drejta: 15/04/2023 15:34

    TURPI I VENDIT TONE NE NJE FOTO.....

    Përgjigju
    • Or tej: 15/04/2023 18:36

      Mungon pozita or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?