Natyrisht që kjo temë është nxitur nga sanksionet që Sali Berishës i kanë vënë qeveritë e dy vendeve më mike të Shqipërisë; Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe. Kush e mbështet realisht Sali Berishën në betejën e tij politike te Foltores, apo edhe të aleatit të tij. Fakt është që këtë betejë e mbështesin më shumë aktorë të rëndësishëm të biznesit, sesa struktura të Partisë Demokratike.
Pasi thelbi është se një aktor politik nuk mund të ecë realisht drejt pa pasur një mbështete nga biznesi që është realisht një shtysë për të ndarë ndryshimet. Asnjë president amerikan apo kryeministër europian nuk është zgjedhur nëse nuk ka pasur mbështetjen e lobit ekonomik të vendit.
Ndërkohë tek ne ka ndodhur e kundërta: lobi ekonomik thjessht duan që Berisha e Meta të mos i dalin kundërt. Pse ndodh kjo? Sepse çdo njeri me mend në kokë e di që as Berisha e as Meta nuk vijnë në pushtet. Po pse e mbështesin? Sepse ja kërkojnë!
Logjikisht nuk ka arsye, askush nuk e sheh Berishën e Metën kryeministër, por këta të fundit shtyjnë aktorët ekonomik që të kthejnë benefitet që ata mendojnë që i kanë dhënë gjatë qeverisjes. Çfarë do të thotë kjo, do të thotë se si Berisha e si Meta e konsiderojnë marrëdhënien në kapitalizëm një nder, një rekomandim.
Në fakt e gjitha është interes. Sepse në politikë çdo aktor politik hyn në relevancën kombëtare nëse ka dy faktorë: mbështetjen popullore dhe atë të sipërmarrjes. Sali Berisha dhe Ilir Meta, në të gjithë sondazhet që bëhen nuk e kanë pasur mbështetjen popullore, por kanë mbështetjen e kapitalistëve.
E cila u pa e qartë kur në dasmën e djalit të Sali Berishës ishin bosët e sipërmarrjes, showbiz-it dhe medias. Pse ndodh kjo? Për dy arsye: Kanë borxh të vjetër ose lidhje të re. Pra ose e bëjnë nga një marrëdhënie e kushtëzuar, ose kemi të bëjmë m interesa ekonomike.
E që në fakt kjo duket gjithnjë e më shumë, pra aktorët politikë në vend siç dihej nuk janë të tillë. Janë biznesmenë: që kanë gjithçka deri edhe mediat, siç ka ndodhur këto kohë edhe me aktorë të rëndësishëm që kanë importuar politikanë të opozitës.
Ky aspekt nuk se është i paligjshëm, por dilema është pse po ndodh kjo? Është për efekt të ndereve të mëparshme apo aksioneve aktuale? Këtë përgjigje duhet ta japë qeveria aktuale!
Vetem Idiotet e mbeshtesin nji Idiot NON GRATA,nji Hajdute nji anti Shqiptare ,turp per kete popull Injorant
Përgjigju