Kush është 39-vjeçari që iu sekuestrua 2 mln euro pasuri të vendosura trafiku i drogës! Lista e plotë e pasurive

23 Qershor 2022, 12:19| Përditesimi: 23 Qershor 2022, 18:07

  • Share

TIRANË- Robert Peçi është 39-vjeçari të cilit i janë sekuestruar 2 milionë euro pasuri të dyshuara që i ka vënë në sajë të aktivitetit kriminal tw drogws. Prokuroria e Tiranës bën me dije se Peçit i janë sekuestruar me kërkesë të prokurorit Leonard Filopati 13 pasuri, prej të cilave 6 janë apartamente, tre garazhe, një arë me sipërfaqe 6800 m2 në Valarë të Gjirokastrës dhe tre automjete të markave Range Rover Sport, Hyndai dhe Audi Q5. Apartamentet dhe garazhet në pronësi të Peçit ndodhen në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. 

Por kush është Robert Peçi!?

39-vjeçari rezulton i dënuar në vitin 2009 me 7 vite burg nga ish-Gjykata për Krime të Rënda. Në atë kohë, pas operacionit “Poter-Al” gjykata dënoi me 63 vite burg 6 të pandehurit e grupit kriminal. Përkatësisht u dënua me 16 vite burgim Ilir Koçiaj, i njohur si kreu i grupit. Xhiljano Xhoxhi u dënua me 10 vjet burg dhe me po aq vite u dënuan edhe tre të pandehurit e tjerë, Vangjel Kondili, Ervin Tavanxhi dhe Kozma Laçka. Për të fundin e grupit Robert Peçi, Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin me 7 vite burg. Të pandehurit u dënuan për trafikun e heroinës dhe kokainës në pesë shtete duke përdorur korrierë të huaj. Ata ranë në pranga më 23 maj të vitit 2006. Nga hetimet rezultoi se kokaina merrej kryesisht në Holandë dhe më pas në rrugë tokësore dërgohej në Francë dhe Itali. Ndërkohë, heroina merrej kryesisht në Turqi dhe nëpërmjet Shqipërisë dërgohej në Itali. Gjithashtu, Robert Peçi rezulton të jetë arrestuar në 2018-ën nga autoritetet policore angleze për trafik të narkotikëve.

Lista e plotë e pasurive të sekuestrua

•Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 6800 m2, ne emër të shtetasit A.P, babai i subjekti të hetimit, e cila ndodhet në bashkia Valarë, Gjirokastër.
•Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 67.25 m2, ne emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
•Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.5 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
•Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.5 m2 e cila është regjistruar në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
•Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 93.38 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
•Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 48.6 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
•Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.78 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
•Pasuria e llojit apartament me siperfaqe 105 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit, e ndodhur në Tiranë, Komuna e Parisit.
•Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 58.42m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit, e cila ndodhet në Tiranë, Komuna e Parisit.
•Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 53 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit, e ndodhur në Yzberisht.
•3 automjete të markave Range Rover Sport, Hyndai ngjyra gri dhe Audi Q5 tipi 8 në pronësi të shtetasit R.P.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ndryshohen drejtorët e policisë në qarqe, do ketë më shumë rend e siguri?