Emri i Dorian Kalos ka dalë nga dëshmia e një bashkëpunëtori të drejtësisë Enver Jamakut, që e ka përmendur pikërisht si një nga personat që ka bazë për modifikimin e armëve të llojeve të ndryshme, duke i riparuar dhe duke i ndërruar pjesët.
Dëshmia e tij specifikonte se armët e prodhuara dhe modifikuara, Dorian Kalo dhe anëtarë të tjerë të grupeve kriminale që Jamaku përmend, i shisnin armët me porosi tek grupe të tjera kriminale, që më pas i përdorinin në krime kundër jetëes.
Rrëfimi i Enver Jamakut çoi disa persona në pranga dhe zbuloi 18 baza armatimi në Tiranë. Dëshmia e tij më e fortë ishte ajo për ekzekutimin e Domart Konjarit (sot në arrati), për të cilin është shprehur se i kanë dhënë shuma të konsiderueshme parash Flor Abazi, Blendi dhe Paris Deda. Në tetor të vitit 2019, gjithçka ishte organizuar deri në perfeksion, duke u vendosur dy mina me telekomandë në makinë, por pati një ngatërresë. Në makinën e blinduar që shpërtheu, nuk ndodhej Konjari, por burri i motrës së tij, Artion Bylyku, i cili fatmirësisht i shpëtoi atentatit.
Lajmi kryesor:
'Pistoleta, silenciator e kallashnikovë', zbulohet një depo për modifikim armësh në Tiranë, 2 të arrestuar, u kapën duke punuar në punishte! Do shiteshin për vrasje (EMRAT)
M.Q.//ReportTv.al