Teksa mbështetësit e Lulzim Bashës dhe grupi i ri kundërshtar kërkonin një formë bashkëpunim me Foltoren e Sali Berishës për bashkimin e Partisë Demokratike, në lojë ka hyrë gjyqtari i Tiranës Agron Zhukri, i cili me një vendim të diskutueshëm i dha sot vulën e PD-së Komisionit të Rithemelimit të Berishës. Zhukri ka legjitimuar Kuvendin Kombëtar paralel të Berishës të 11 dhjetorit 2021, ku u shkarkua Lulzim Basha dhe u ndryshua statuti i PD-së, që kalonte PD-në në duart e Berishës.
Po kush është gjyqtari Agron Zhukri që riktheu Sali Berishën dhe grupin e tij në krye të Partisë Demokratike?
Gjyqtari Agron Zhuri është 57 vjeç dhe ka lindur në Tiranë. Arsimimi i tij dhe mënyra se si u katapultua në drejtësi mbetet një mister. Në rrethet e gjyqësorit dhe politikës flitet se Zhukri ka qenë shofer pranë Gazetës Rilindja Demokratike, Partisë Demokratike në vitin 1991 dhe më pas pranë ambasadave, pas ardhjes së PD-së në pushtet. Gjithsesi, në formularin e dekriminalizimit, Zhuri deklaron se në periudhën dhjetor 1992 deri në qershor 1994 ka qëndruar në Itali, si punonjës pranë Ambasadës Shqiptare në Romë, por e specifikuar punën që bënte.
Ndërkaq, bashkëshortja e gjyqtarit Agron Zhuri, Rezarta Zhukri, ka qenë financiare pranë gazetës Rilindja Demokratike, organ në duart e Berishës. Zonja Rezarta Zhukri ka qenë sekretare personale e Sali Berishës dhe më pas shefe e administratës, fakt i pranuar edhe nga vetë gjyqtari. Ishin pikërisht këto lidhje, për të cilat gjyqtari kërkoi që të mos shqyrtonte çështjen e legjitimitetit apo jo të Kuvendit dhe statutit paralel të PD-së, por që kërkesa e tij nuk u miratua nga kryetari i Gjykatës së Tiranës në mënyrë të dyshimtë.
Misteri i katapultimit në drejtësi
Në këto rrethana ngrihen dyshime për një ndikim të mundshëm të Berishës për të bërë gjyqtar Agron Zhuri, për t’i shërbyer më pas. Nuk dihet me saktësi se si Zhukri arriti të bëhej pjesë e drejtësisë, me arsim të plotë juridik apo përmes kursit të famshëm të ‘Plepave’, por ai nisi të shfaqej fillimisht si ndihmës gjyqtar dhe më pas si gjyqtar.
Zhukri doli në pah si ndihmës gjyqtar në procesin e famshëm të gjykimit të të akuzuarave për grushtin e shtetit të 14 Shtatorit 1998, orkestruar nga Sali Berisha. Ashtu si në shumë ngjarje të tjera të rënda, edhe për grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998 u dënuan vetëm zbatuesit, ndërsa orkestruesit i shpëtuan përgjegjësisë penale.
Pa Veting
Gjyqtari i Tiranës Agron Zhukri nuk ka kaluar në filtrin e Vetingut, fakt i cili shton më tej diskutimet dhe dyshimet mbi vendimmarrjen e tij. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur procesin e verifikimit për gjyqtarin Zhukri në në qershor të vitit 2020. Aktualisht nuk ka një datë të caktuar për t’u paraqitur në Komisionin e Vetingut për t’u njohur me dosjen hetimore. Ndërkaq, Zhukri nuk rezulton që të ketë marrë ndonjë masë disiplinore nga ish Këshilli i Lartë i Drejtësisë për shkelje gjatë detyrës.
Pasuria
Më shumë se sa për vendime, Zhukri është lakuar për pasurinë. Në vitin 2003, gjyqtari deklaron një shtëpi të ndërtuar në vitet ’90 me vlerë 3 milionë lekë, kthyer më pas në ambiente zyre për biznesin e bashkëshortes, si agjenci udhëtimi dhe sigurimesh, me vlerë investimi 2 milionë lekë.
Nga viti 2006 deri në vitin 2018, bashkëshortja e gjyqtarit Rezarta Zhukri deklaron rreth 2 milionë USD të ardhura nga biznesi i agjencisë së udhëtimit dhe sigurimeve.
Nëse në vitet 2003, 2004 dhe 2005, të ardhurat e bashkëshortes Rezarta Zhukri janë të papërfillshme, befas në vitin 2006 deklaron 130 mijë euro të ardhura, në vitin 2007 deklaron 65 mijë euro, në vitin 2008 rreth 75 mijë euro, në 2009 rreth 32 mijë euro, në 2010 deklaron 5.8 milionë lekë, 7.1 milionë lekë në 2011, 8.5 milionë lekë në 2012 dhe 8 milionë në 2013. Në vitin 2014, Rezarta Zhukri deklaron 19.8 milionë lekë ose rreth 200 mijë USD të ardhura, 10 milionë lekë në 2015 dhe 11 milionë lekë në 2016. Në 2017 deklaron 49 895 099 ose rreth 500 mijë USD dhe rreth 420 mijë USD në vitin 2018.
Në vitin 2006, gjyqtari deklaron blerjen e dy apartamente me vlerë 280 mijë euro si dhe një makinë Volsvagen Classic me vlerë 43 mijë euro, makinë kjo për bashkëshorten. Në vitin 2006, deklarohet edhe shitja një apartamenti ndërtuar mbi truallin e familjes, me vlerë 30 mijë euro, si dhe 30 mijë euro të ardhura nga investimi në ndërtim. Ndërkaq, dy apartamentet i jep me qira, ku deklaron deri në 21 mijë euro të ardhura në vit. Por, nga ana tjetër, deri në 13 mijë euro në vit i shpenzojnë për shkollimin e djalit.
Në vitin 2017 gjyqtari Agron Zhukri deklaron një kontratë si përfitues i një sipërfaqeje ndërtimi si pronar i truallit ku po ndërtohet një pallat. Në vitin 2018, deklaron rreth 48 mijë USD nga qiratë, rreth 15 mijë USD pagën e bashkëshortes përveç 420 mijë USD të ardhura nga biznesi, rreth 16 mijë USD të ardhura nga aktiviteti privat i djalit, si dhe pagën e tij si gjyqtar 1.3 milionë lekë ose rreth 13 mijë USD.
Do të jenë konkluzionet e Komisionit të Vetingut që do të përcaktojnë nëse kjo pasuri e deklaruar është e ligjshme apo gjyqtari Agron Zhukri e ka krijuar duke përdorur funksionin.
Kërcënimi
Grupi i Sali Berishës shtoi presionet dhe kërcënimet ndaj gjyqtarit Agron Zhukri, për të shpallur si të ligjshëm statutin paralel të Berishës, me qëllim për të marrë PD-në. Bujar Nishani, i pyetur disa javë më parë se çfarë do të ndodhë nëse gjyqtari nuk pranon statutin paralel të Berishës, Nishani tha se kjo gjë do të krijonte destabilitet.
“Gjykata nuk mund të marrë një vendim se kush do ta ketë PD-në. Gjykata vetëm reflekton ndryshimet më të fundit të statutit. Nëse gjykata do të vendosë mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara ky është problem i gjykatës. Si do ta marrë me dokumente false? Nëse në këtë vend ka koka të nxehta, të cilat kërkojë të imponojnë vullnetin e mijëra njerëzve mbi dokumente të falsifikuara dhe të projektojnë destabilitet... nëse dikujt i merr koka erë dhe nuk njeh këtë realitet, atëherë në qafë pastë veten”, tha Nishani.
Pretendimi për takim sekret paraprak
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi tha se dje se gjyqtari Agron Zhukri ka pasur një takim me një përfaqësues të Berishës para se të caktonte datën për seancën gjyqësore.
“I bëj thirrje gjykatës të mos i futet aventurave. Ka caktuar datë për seancë pa pasur dosje. Data për nesër është caktuar dje pa patur gjyqtari dosje mbi tavolinë. Është takuar me një përfaqësues të Berishës. E kam emrin, por nuk po e them për etikë të kolegut tim. Si mund të gjykosh pa pasur aktet dhe dosje, këtë do e shpjegojë gjyqtari. E kam të dokumentuar, me të gjitha. Nëse gjyqtari ka vendosur të hedhë veten në erë, është i lirë, i ka thënë burgut hapu. Një gjyqtar kamikaz”, tha Bardhi.
O zot, si mundet në shekullin ku bota, shkenca, thyen ligjet e fizikës, një shofer në formimin e tij intelektual, shell dhe shantazhon një drejtësi, kjo është që; kryeministër, ministër drejtësie duhet të vrasin veh’ten. Më kollaj takon kryeministrin apo presidentin e republikës, se sa të takosh zhudrin. Çështjet gjyqësore që ka ky legen, rrijnë me vite në posedim të tijë , me qëllimin e të vonuarit të gjykimit në favor të pagesës që duhet të blsh, për ta futur në një datë gjykimi. Ku ku për na, ku me prit nji vendim mas ligjës si po na takon po me ligj. Me qendrimin e ktij zheli në drejtsi, trgon se vet drejtsia asht e kapun pikrisht nga i ta lagen. O manja, o kryeminister, a jeni të marr a jeni kry mkry me kët gjyqtarin e plepave. Po ju qeshin të tan, a keni zdral, ynyr në nji at si po thoni për drejtsin se late namin e zi. Ku ku për tzezën e tyne me vujt na tjerët.
PërgjigjuKetu tashme hapur po shihet e dihet se,drejtesia ka hyje ne rruge te se padrejtes.Kur personit NON GRATA i dhurohet nje subjeket partiak.Kur dihet e shihet kush e cili eshte ai,NON GRATA dhe kush e ka shpallur.
PërgjigjuZoti i ruajte Shqiperine dhe shqiptaret nga ujqrit e uritur per te vjedhur dhe fshehur gjene e vjedhur, qe jane leshuar kope-kope. U shofte emri sali berisha e ilir meta ne kete bote. Kane 32 vjet qe po u marin frymen e jeten shqiptareve. Keta jane hulugane te rrezikshem, allasoj putin putana. Ketu eshte me keq se ne Ukraine, se atje luftohet armiku, ketu mbytet foshnja ne bark te nenes nga keta gjakpiresa qe kane filluar te djegin Shqiperine e nuk dihet ku do ndalen.
PërgjigjuPrape krimineli Sali I ka gjykatat!Po nuk u fut ne burg familja Berisha nuk ka qetesi ai vend
PërgjigjuKur u ndryshuan sistemet ne 90'shumica e njerezve te drejtesise u hoqen si njerez qe me vendimet e tyre i sherbyen diktatures,por dhe me justifikimin se nuk i pershtateshin nivelit qe kerkohej.30 vjet me vone akoma karrocieret,shoferet,mjeleset e lopeve na drejtojne,me nje ndryshim te madh.Te paret ndoqen studimet ne drejtesi me dhe pa shkeputje nga puna dhe u diplomuan ne UT.Keta te dytet u quajten gjyqtare pas nje kursi disa mujor ne plepa,sa c'zgjat ketu ku jetoj une ,nje kurs i rendomte per mekanik.Pra akoma pas 30 vjetesh vazhdojne te gjykojne shoferet,mjeleset,mekaniket dhe rojet e stallave(ups,me falni,rojet e selive te partive),me te vetmin ndryshim,qe keta te fundit na u diplomuan per 6 muaj.Nuk ka ne bote si drejtesia shqiptare dhe njerezit e saj!!!!
PërgjigjuPse mos i kemi? Kur kemi kryeminister nje cope mesuesi te paafte vizatimi apo kryetar bashkie nje pufte e te tjere me radhe. Ngeli puna te nje gjyqtar. Pse e ndaluar eshte te kesh punuar shofer? Mbase ka bere edhe ai juridikun, si rrome doshi. Asqe diskutojet qe plepistet qene skandali i drejtesise. Por akoma me skandal jane plepistet e partise.
Meqe dihet cdo gje per ket pseudo gjyqtar te korruptuar perse nuk arrestohet dhe hillet posht vendimi i tij?A e kuptoni se ne cfar shteti te kalbur jetojme?Te ikesh sa me par nga ky vend
PërgjigjuFajin e ka Edi Rama? Çfar maskaralleku eshte kjo e mallkuar politik. Vdeksh me gjith familje o Sali Berisha edhe te gjith ato qe kan perfitu nga ty.
Po nuk eshte vetem ky qe nga shofer nee gjykate behet gjyqtar. Eshte nje oficer i policise gjyqsore , nip i Artan Hoxhes, ish dekan i Fakultetit te Drejtesise dhe tani Rektor i UT-se, qe nuk i dihet si e ka bere shkollimin. Edhe gruan e ka gjyqtare ne Lushnje dhe po enderon qe me reformen e re te vije ne Tirane. Te dy burre e gruan jane shembull i papare i urise per te bere para. Por mesa di une jane duke i hetuar ne te gjitha bemat qe kane bere. Me ze e figure.
PërgjigjuPer me teper ky nuk eshte opgj por prokuror o ti shok, dhe eshte evgjit la gruan per ate gjygjtaren e lushnjes
Vetingu tregoi se drejtesia e pleoave i dha dhe mbrojti pushtetin e atyre qe i ndihmuan ,qe nga njerez pa shkoll i beri prokuror dhe gjykates .Ata shperblyen ndihmuesit me pushtet dhe prona te rrembyera shtwtit dhe privatit dhe diemos deri ne perjadhtimin e tyre ata do jene besnik te padronit.Asnje nuk duhet cuditur me rastin Zhuri pasi nuk eshte faj i tij por i kryetarit te gjykates qe e vendisi per kete ceshtje kur vet zhuri tha se eshte ne konflikt intetesi dhe nuk duhet ta gjykoj ceshtjen ne fjale.Prisni cfar do te degjojme nga pleoustet deti ne largimin e tyre nga drejtesia.Popullit iu dha padrejtesia si shperblim i votes se marrre
PërgjigjuPo pra dhe si kercet fare dhe vazhdon detyren i qete. Nga shofer ne gjyqtar dhe nuk gjen dot fjale per ti vene emrin hajduterise se ketij monstres. Vettingu ka harruar ta nxjerre se i ka llustruar mire ata. Cfare turpi qe ky lloj llumi vazhdon gjyqatr kur kane ikur shume te tjere qe ne krahasim me kete horr ishin per medalje. Del e flet poshte e lart qe edhe po e hoqen done heqin per arsye politike dhe jo se e meriton. Cfare tragjikomedie
PërgjigjuPo Jola, i ke thene te gjitha! Po jetojme ne kohen e horrave e kamikazeve te ndyre!