Bjorni Shushari, u la sot në burg nga gjykata në Berat, pasi rrahu 54-vjeçari Krenar Brisku, i cili më pas ndërroi jetë në spital, sepse e kapi duke i vjedhur pulat në banesë. Report Tv mëson se Bjorni Shushari vijon studimet për Ekonomi-Biznes. Mësohet se natën e ngjarjes ka qenë vetëm në shtëpi, pasi prindërit e tij nuk ndodheshin në banesë.
Sipas burimeve ai ka dëgjuar zhurmën në pjesën e kopshtit dhe ka dalë për të parë se çfarë po ndodh. Në ato momente ka parë 54-vjeçarin i cili ka qenë pranë banesës së tij me të cilin më pas është konfliktuar. Pas konfliktit ai ka njoftuar policinë për ngjarjen. Ai thotë se Krenar Brisku, ka shkuar në spital vetë.
Lajmi kryesor:
Rrahu për vdekje 54-vjeçarin që po vidhte pula, lihet në burg 22-vjeçari në Kuçovë
M.Q.//ReportTv.al