Ka një histeri të qarqeve mediatike pranë opozitës, që u vu re edhe në emisionet e mbrëmjes, në sulmet ndaj dëshmitarit të masakrës së Krushës së Madhe, Melaim Bellanica, i cili ka deklaruar se filmimet origjinale të masakrës ja ka dhënë në dorë Lulzim Bashës, sot kreu i PD-së, dhe ky nuk ja ka kthyer.
Sulmi apo nxitimi për të shpallur Bellanicën “mashtrues”, përveçse është i njëanshëm, është edhe moralisht i dyshimtë, pasi thjesht, nëse shikohen faktet, del se nuk është Bellanica që nuk thotë të vërtetën, por pikërisht Lulzim Basha.
Kreu i PD-së tha tek Sokol Balla në Real Story, se ai nuk kishte punuar asnjëherë në Gjykatën e Hagës, por vetëm në UNMIK.
Por siç u bë publik sot, vetë Lulzim Basha ka deklaruar në CV-në e tij që ndodhet në Kuvendin e Shqipërisë, se në vitin 1999 ka qenë shef i zyrës së Gjykatës së Hagës në Tiranë.
Pra fakt që përputhet fuqishëm me atë çka Melaim Bellanica ka deklaruar në të gjitha herët kur ka folur për këtë çështje; si në dokumentarin e Insider, si në intervistën e parë për Top Channel, si në intervistën e dytë, por edhe mbrëmë në emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top Channel.
Faktet që thotë Bellanica renditen në mënyrë të qartë edhe me rrëfimin e Dashamir Pezës, ish-përkthyesit të BBC-së, e cila ditën e djeshme u konsiderua si “fitore” nga qarqet mediatike të opozitës, por që në fakt, Peza thoshte qartë dhe shkoqur se pamjet e marra nga kaseta bruto e Bellanicës u konvertuan në televizionin e Kukësit dhe BBC mbajti ato pamje nga kaseta kopje e konvertuar, e që origjinalen e mbajti Melaim Bellanica.
Dëshmitari i Krushës që sulmohet me një agresivitet të madh nga njerëzit pranë opozitës, ka mbajtur që në fillim një qëndrim, e ka qenë Basha ai që ka ndryshuar versionin, që nga punësimi në Gjykatën e Hagës e deri tek karriera e tij politike.
I cilësuar nga një aleat i tij politik si një person që “gënjen kur tregon dhe orën”, Basha ka qenë në fakt njeriu që në politikën shqiptare ka si bazë të tij pikërisht trillimin.
Ai thotë se është sulmuar nga Rama me çështjen e qenies së tij si punonjës i Hagës që në vitin 2005, por që në fakt atëherë as Rama nuk ka qenë një rival politik i Lulzim Bashës dhe anasjelltas, as Basha nuk ishte ndonjë njeri i rëndësishëm për t’u sulmuar politikisht nga Partia Socialiste.
Ka qenë në vitin 2010 kur kjo çështje është hapur publikisht nga antropologu peruan, José Pablo Baraybar, i cili në një intervistë në gazetën zvicerane “Le Temps” thoshte se “përkthyesi i tij ishte Lulzim Basha”.
Plus këtu Latif Gashin, ish-komandant i UÇK-së për zonën e Llapit, që përmend sërish Bashën si pjesëtar i grupit të punonjësve të prokurorisë së Gjykatës Ndërkombëtare.
Shto këtu, edhe deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili deklaroi në Klan Kosova se Basha ka qenë pjesë e grupit që arrestoi Gashin.
Ka edhe më. Avokati i njohur në Kosovë që mbron edhe disa prej krerëve të UÇK-së, Tom Gashi, tha se “Basha ka qenë një nga zyrtarët më të lartë që ka kryer dhe lëvizjet e dosjeve penale e civile”.
Kur ishte Basha ministër i Brendshëm e më 21 janar 2011 u vranë 4 protestues të opozitës me armë zjarri, pati gënjeshtra monstruoze, deri sa doli e vërteta me figurë e më zë e plumbave që u gjuajtën nga garda.
2 mjekë të Spitalit Ushtarak deklaruan se protestuesit janë qëlluar nga afër dhe vetëm pak kohë më pas ishte FBI nga SHBA që rrëzoi këto versione, duke shpallur me ekspertizë që plumbat u qëlluan me armët e Gardës.
Dhe pikërisht mjekun që gënjeu publikisht më 21 janar 2011 Lulzim Basha e ka vendosur në listat për deputet të 25 prillit.
Ishte po Lulzim Basha me Berishën, që ditët që pasuan 21 janarin 2011 ndaloi krerët e Gardës të merren nën hetim nga Prokuroria e Përgjithshme.
Gjithashtu u ndryshua procesverbali operativ i Gardës së Republikës, u prishën filmimet në Kryeministri dhe një nga këto persona që kanë punuar në këtë çështje e ka pasur deputet etj, etj.
E pikërisht në këtë panorama, ku besueshmëria në vite e Lulzim Bashës është në kuota të ulëta, ndërkohë e dëshmitarit të Krushës, Melaim Bellanica është thuajse gjithmonë e vërtetuar, se ka vetëm një linjë të rrëfimit të tij, duhet t’i kishte shtyrë ata analistë e aktivistë politikë në panelet televizive, që edhe pse e duan shumë Lulzim Bashën, duhet të respektojnë të vërtetën; të vërtetën për të cilin Melaim Bellanica rrezikoi edhe jetën, duke mos pyetur se mund të vritej, por ka marrë kamerën dhe ka shtypur e regjistruar për 45 minuta me radhë.
Ato 45 minuta që atij më pas ja ka marrë Lulzim Basha “për t’ia ruajtur më mirë”, por që nuk ja ktheu kurrë.
Per akuzat drejtuar Bashes nga rilindia , Rama , Balla e ballabane te tjere , se fundi folen 3 institucionare te lart , Mustafa , kryeprekurori i UNMIK , dhe Eksperti i OKB-se , perkatesisht Kosova , BE ,OKB . Pra te tria akuzat , per veprimtarine kriminale kundra luftetareve te Kosoves , ran .. Sigurisht , kjo nukse ishte akuze mbi ngjarie dhe fakte orgjinale , ishte nje akuze propagandistike , ne kohe zgjedhiesh .. Ishte nje akuze alla shqiptarce , e cila eshte dukur ne politiken shqiptare , pas viteve -- perafersisht-- 1996 .. Nuk eshte se pseudopolitika nukse levroheshin edhe me par , por atehere mori nje ngjyre tjeter , teper te rrezikshme per te gjithe politiken dhe popullin . Por a nuk mund te ndryshojme takt dhe tja leme te shkuares , kete perbaltje ndaj vet--vetes . I kemi te gjitha mundesite per nje sjellie politike , sociale , shoqerore , ndryshe ,; te vertete , te drejte , te paster , te pranushme nga te gjithe .. Nese do te vazhdojme me mendesine e vjeter , pak politikane do te jetojne ne parajse , shumica derrmuese e popullit , do hane , vetem bar ..
PërgjigjuNe Shqiperi asnje lider politik apo shteteror nuk eshte i paster. Te gjithe vijne nga nje background i dyshimte dhe me lidhje ne boten e paligjshmerise. Keto sulmet me topa mediash mes te ngjashmeve jane teater i peshtire qe na duhet ta shohim, degjojme e lexojme perdite. Mediat jane te pozicionuara neper llogoret partiake. Asnje lajm i vertete dhe objektiv. Logjkisht, per te konfirmuar periudhat e punsimit te kreut te opozites, mjafton qe nje gazatar "investigues" ti drejtohet me shkrim OKB, Gjykates apo Prokurorise se Hages e me radhe. Si punedhenese, ato japin dhe rekordet e punesimit bashke me pozicionin dhe detyrat qe ka kryer personi. Teknikisht, pra juridikisht, nese Basha ka nje pergjegjesi ligjore per periudhen ne fjale, ajo eshte ne raport me ato qe e kane punesuar ate. Nese dikush ka evidenca se ai ka kryer shkelje, duhet tu gjeje adresen. Aq me teper kur keto akuza verbale formulohen e nxiten nga persona zyrtar te nje shteti antar te OKB. Por nuk duket te kete seriozitet ne kete aspekt, vetem loje politike qe ose thjesht behet nga injoranca ose me e keqja, kerkon ti paraprije ndonje skandali te zyrtareve tane ne raport me gjykimet aktuale te ish drejtuseve te UCK.E ke marre kaseten apo se ke marre, ke qene prezent apo jo?! Pa sens pergjegjshmerie fare cfare flasin e shkruajne. Keto menyra na kujtojne ato te komunizmit:ke folur apo jo keq per udheheqsin, ke kenduar po jo kenge te huaja, ke qeshur kur kaloje afer ambasades xy???? Pse keshtu do vazhdohet akoma? Nese kushdo ka dyshime serioze te mbeshtetura ne prova se nje shtetas shqiptar apo i huaj ka kryer ndonje krim, boll u varet si topet e dashit sa ande kendej! Cojani nje prokurorie kompetente, ketu ne vend apo makar ne Hage dhe na lini rehat. Na lini te qete te merremi me jeten tone, sa kohe nuk na lehtesoni sikunder e keni per detyre dhe u paguajme rrogat me gjithe benefite te tjera.
PërgjigjuShume by... q.....e paska qen ky Basha!
PërgjigjuO Bash'i Shitur Tek Serbo -Hollandezët!,$harlatani ,Pinoku Hipokrit,Miliarder falë Hajnisë,e shpërblimet..
Përgjigju