Sali Berisha

Kush i ndau shqiptarët për festat?

28 Nëntor 2022, 11:02| Përditesimi: 28 Nëntor 2022, 11:08

  • Share

Sikur të mos kishte probleme dhe objektiva të tjera për të realizuar për vendin, qeveria e Partisë Demokratike e ardhur me votën e 22 Marsit 1992, gjënë e parë që bëri, ishte ndryshimi i datës së çlirimit. E bashkoi atë me 28 Nëntorin, duke festuar “dy gëzime në një ditë”. Historiografët militantë të Partisë Demokratike, (që kanë futur duart edhe në arkiva) nxituan çuditshëm të ndanin festat e shqiptarëve, me arsyetimin banal se “29 Nëntori ishte çlirimi i ish-Jugosllavisë”. Po ashtu ata e motivuan ndryshimin edhe me “kërkesën e ish-të përndjekurve politikë, të cilët sipas tyre “kërkonin të vihej në vend drejtësia historike e vendit”.

Prej atij viti dhe deri sot, shqiptarët u ndanë, disa festojnë 28 Nëntorin si datë e Pavarësisë dhe e Çlirimit të Shqipërisë, kurse pjesa tjetër që natyrisht është shumicë, i feston të dyja. Madje, hipokrizia e Sali Berishës arrin deri atje sa, në 28 Nëntor shkon edhe tek varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, vendos edhe kurora, edhe pse ka mohuar veprën, gjakun dhe jetën e tyre. Ka patur raste kur Berisha, në 28 Nëntor, nuk ka përmendur fare dëshmorët e LNÇ, por ka ngritur në peidestal bashkëpunëtorët e pushtuesit. Njeriu që mori pushtetin duke mashtruar shqiptarët, synimin kryesor në lëmin e historisë e ka patur, ti ndajë ata, ti përçajë, të fusë frymën e urrejtjes klasore, krahinore dhe politike.

Dhe ja ka arritur disi qëllimit. Edhe sot pas 32 vitesh, shqiptarët ndjehen të dyzuar, të festojnë 28 Nëntorin si dita e Pavarësisë dhe Çlirimit, apo ti ndajnë ato nga njëra-tjetra. Natyrisht pjesa dërrmuese e shqiptarëve, ja kuptuan hilenë Berishës, dhe nuk pranuan të përdhosin datat festive të Kombit. Por ai arriti që ti ndajë dhe përçajë për një kohë të gjatë ata. Edhe sot e kësaj dite në Parlament, Berisha nuk ndalet së futuri frymën e përçarjes krahinore.

Ai mbetet njeriu që sistematikisht, ka ndarë dhe ndan, Veriun nga Jugu i vendit. Këtë e deklaron kur përmënd investimet duke deklaruar se “Rama investon në Jug dhe jo në Veri”, këtë e bën edhe kur vjen 28 dhe 29 Nëntori. Ai e urren ditën e çlirimit të vendit, ashtu siç urren dhe përdhos jetën dhe veprën e Dëshmorëve të Atdheut. Për Berishën, “dëshmorë” janë bashkëpunëtorët e fashizmit dhe nazizmit, apo desantët e ardhur pas 1994, janë ata që u vranë në betejat e LNÇ në krah të italianëve dhe gjermanëve, me arsyetimin banal se “ishin antikomunistë të kulluar”.

Valën e urrejtjes ndaj 29 Nëntorit dhe Dëshmorëve të Atdheut, Berisha e mbajti gjallë jo vetëm sa ishte presidenti i vendit, që nuk la bashkëpunëtor të pushtuesit pa dekoruar, por vazhdon ka kultivojë atë edhe sot. Ai mbetet njeriu që i fryn pa ndalim, urrejtjes dhe përçarjes kraninore të shqiptarëve.E ka mision të paracaktuar, të dëmtojë vlerat dhe kontributet e atyre që u skalitën në historinë e Shqipërisë prej 1912 deri në 29 Nëntor 1944, ditën e çlirimit të plotë të vendit nga nazizmi.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tabakhone: 28/11/2022 14:45

    Jo i ndau I katranosi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?