SHKODËR- Tre të arrestuarit e ditës së djeshme nga Policia e Shkodrës, A.P, Andrea Cara dhe Erjon Uka, dyshohet se ishin gjobëvënës në zonën e Vaut të Dejës.
Në lidhje me ngjarjen kriminale që u parandalua nga policia vijojnë hetimet për zbardhjen e konfliktit. Burimet bëjnë me dije se 3 autorët dhe personi që u kërcënua nga ata, kanë pasur fillimisht një debat në telefon për motive që ende nuk dihen.
Më pas, 3 autorët kanë kërcënuar me kallashnikov në derën e dyqanit të riun, por nuk përjashtohet mundësia që autorët të kenë pretenduar t'i vendosin gjobë atij. Gjithashtu për 3 të arrestuarit policia ka prova se janë autorë të djegies së 4 automjete në 2 muajt e fundit në zonat përreth. Djegia e automjeteve dyshohet se është kryer për gjobëvënie.
Të njihen në zonë si persona problematik.