Zjarr në Kukës. I qëllimshëm.
Zjarr në pyllin e Semanit. I qëllimshëm. Në pak çaste shkretohen 2 hektarë pyll e pisha dhe pemë të tjera, disa shekullore.
Zjarr në një kopsht fëmijësh në Tiranë. I qëllimshëm.
Zjarr në një kopsht tjetër, po në Tiranë. I qëllimshëm.
Kush kërkon t’i vërë zjarrin Shqipërisë?
Kush janë zjarrvënësit?
Është lajmëruar shpesh herë se shtatori i këtij viti do të jetë një muaj i nxehtë, përmes së cilit opozita do të përmbysë qeverinë!
Nëse jeni të zotë, përmbyseni, por mos digjni gjithë vendin!
Reagimi i opozitës, pas çdo zjarri, duke akuzuar qeverinë se nuk mbron dot as kopështet, as pyjet, as rrugët, nuk është ogurmirë.
Një herë keni ardhur në pushtet, në vitin 1992 , përmes zjarreve.
Dikur është përdorur tritoli për të hedhur në erë shtyllat e tensionit të lartë. Njëri , nga njerëzit më të afërt të ish presidentit dhe ish kryeministrit, ka dëshmuar se kështu është vepruar për të ardhur në pushtet.
Edhe një herë: nëse keni forcë, nëse keni mendje, nëse jeni të zotë, jo vetëm për të vrarë dhe për të hedhur në erë në fabrikën e vdekjes gërdecare, përmbyseni qeverinë. Zjarret, nëse janë pjesë e juaja, ndaloni!
Nuk ju kanë faj pyjet se jeni kaq mendjeshkurtër?
Nuk ju kanë fëmijët e kopshteve që arsyetoni kaq foshnjërisht!
Historia nuk përsëritet dy herë!
Turqit duan ta shkaterrojne gjuhen shqiptare....
PërgjigjuJo duan ti vene flaken Shqiperise, por e kan djegur,shkretuar dhe gjakosur disa here, dhe vazhdojne hapur dhe publikisht te bejne thirrje per flake, gjak, hake,dhe dajak! Patjeter, networku i tritolit te shtyllave te tensionit ka marre detyre dhe nuk do kursej jo te djege pyjet, por te pjek femijet e cerdheve dhe kopshteve ne flake! O zot c'po na degjojne veshet mos na e pafshin syte! Zot ruaje Shqiperine!
PërgjigjuPDja êshtë Parti Tradhtarësh dhe Kriminelësh që duan ti vënë Flakën Shqipêrisë ashtu siç bënin edhe me Shtyllat e Tensionit tê Lartë !
Përgjigju