Kush po e 'ndjen' më shumë humbjen, në PD?

29 Korrik 2020, 17:11| Përditesimi: 29 Korrik 2020, 17:12

  • Share

Listat do të hapen, jo sepse e ka premtuar kryeministri Rama se do ta miratojë në seancën e 30 korrikut edhe në Parlament, por edhe sepse e kërkojnë shqiptarët, dhe e mbështesin edhe ndërkombëtarët. Ata duan të dinë cilin dhe përse do ta votojnë emrin e listuar, ata duan të dinë dhe të njohin emrin e listuar, dhe jo të votojnë sin ë 30 vjet, “derrin në thes”. Partia Demokratike po e përjeton me dhimbje qysh tani humbjen, dhe duket sikur e parandjen më shumë se asnjë tjetër në SHQUP, kryetari saj zoti Basha. Ecejaket, takimet, dhe mesazhet e dërguara kryeministrit Rama apo dhe ambasadorëve të huaj, nuk janë asgjë tjetër, por parandjenjat e humbjes në 2021. Vetëm një ditë para se Parlaqmenti të miratoje hapjen e listave, sic ka premtuar kryeministri Rama, “ish-opozita e bashkuar” ka insistuar për “mosndryshim të njëanshëm të Kushtetuetes”.

PD nga SHQUP-i, ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Politik për reformën, pasditen e të mërkurës në oren 18:00, duke i parashtruar me një email kërkesën e saj, bashkëkryetarit për Reformen Zgjedhore zotit Damian Gjiknurit. Sipas e-mailit, “opozita e bashkuar” ka ritheksuar gatishmërinë për të vijuar dialogun, me qëllim ecjen përpara në një procesi gjithëpërfshirës dhe një produkt konsensual. Sekretari SHQUP-it Gaz Bardhi ka deklaruar se “propozimi juaj për t’i bërë fakt të kryer ndryshimet e njëanshme kushtetuese shkatërron konsensusin, shkel marrëveshjet e 14 Janarit dhe 5 Qershorit të nënshkruara nga vetë Partia Socialiste, dhe sjell pasoja të rënda për stabilitetin, demokracinë dhe integrimin europian të vendit”.

Frika nga hapja e listave, nga një proces zgjedhor i lirë dhe transparent, frika nga vota e lirë dhe mbi të gjitha nga braktisja e madhe e shqiptarëve, ka rritur ndjeshmërinë e humbjes në PD. Aktivizimi i emrave dhe strukturave të asaj partie, në procesin e miratimit në detaje të Reformës Zgjedhore, pranimi me pahir i faktit për listat e hapura, ka detyruar “reformistët” e ish-opozitës së bashkuar, të gjejnë rrugë të tjera nga ku mund të shkatërrojnë , gjithçka është arritur në 5 Qershor. Ata që po e ndjejnë më shumë humbjen në SHQUP, janë pritësit e pushtetit, janë ata që deri sot kanë mbajtur me shpresë se “populli do të jetë mërzitur me Ramën”. E ndërsa ka ndodhur e kundërta, duket se humbja e 2021, do të denigrojë përfundimisht kastën e konsumuar të një partie, që kurrë nuk arriti të prodhojë politikë të përgjegjshme, dialog konstruktiv, apo dhe marrëveshje xhentëlmenësh mes palëve.

Frika e humbjes, mbetet shkaku kryesor i çdo situate që sekretarët e Lulzim Bashës mundohen të krijojnë pas çdo seance në Parlament, apo pas çdo dakortësie mes palëve në Këshillin Politik. Ambasadorja e SHBA zonja Kim, së fundi ka nënvijëzuar faktin se partitë duhet të përfshihen në Këshillin Politik me mirëbesim, drejtuesit kanë deklaruar se çdo veprim i Parlamentit nesër, nuk i mbyll negociatat e nisura në Këshillin Politik rreth listave të hapura dhe koalicioneve. Ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre”.

Faktori ndërkombëtar gjithmonë ka mbështetur takimet dhe tryezat e palëve politike në Tiranë, si forma më e mirë e angazhimit qytetar, për të arritur marrëveshje në dobi të zgjidhjes së krizës dhe në të mirë të shqiptarëve. Por në çdo rast ka qenë “druri i shtrëmbër” i politikës shqiptare , Partia Demokratike, që ka refuzuar, ka ka mashtruar, dhe ka nxitur kriza të paqena, gjithmonë kur ka parandjerë humbjen si në rastin e zvarritjes deri në minutat e fundit të Reformës Zgjedhore.

Humbja e 2021, padyshim do të jetë shkatërrimtare për një parti që vjen nga llogoret e “revolucioneve” imagjinare dhe mendësia e marrjes së pushtetit me molotovë dhe mitingashë të paguar. Pengesat e stisura për Reformën Zgjedhore, (ku thembra e Akilit mbeten listat e hapura) thjesht do të ngarkojnë me negativitete në opinionin publik rolin e PD, si pengesa e fundit e arritjes së konsensusit për një proces zgjedhor të lirë, dhe të drejtë ligjor./ tema

Komento

Komente

  • Timi: 30/07/2020 21:55

    Kam qejf ta takoj njeher kete Tur ajazin ti jap nji kafe se na kemaq me kto shkrime sidomos kur perdor fjalen shqup dhe jo parti demokratike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?