Kushi në Report Tv: Po punojmë për mungesën e ngrohjes në shkolla! Nga viti i ardhshëm shkollor regjistrimi i nxënësve online! Synojmë unifikimin e abetares në të gjithë diasporën

14 Janar 2022, 18:46| Përditesimi: 15 Janar 2022, 13:15

  • Share

TIRANË- Problematika e ngrohjes në shkolla ka bërë që nxënësit të zhvillojnë mësimin nën ndikimin e temperaturave të ulëta. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi e ftuar në 'Studio Live' në Report Tv tha se janë marrë masat që në asnjë shkollë, përfshirë edhe ato në zonat rurale të mos mungojë ngrohja. Pavarësisht se jo të gjitha shkollat janë të pajisura me sistem ngrohje, në bashkëpunim me Bashkitë, Kushi tha se janë gjetur zgjidhje alternative.

"Jo të gjitha kanë sistem ngrohje, por kudo ka bashkëpunim shumë të ngushtë për të siguruar ngrohjen, diku sobë me dru, në pjesën më të madhe ngrohja rregullohet nga Bashkia, por ne bashkëpunojmë shumë ngushtë", tha Kushi për Report Tv.

Në një intervistë për gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, ministrja u ndal në të gjitha investimet që parashikohet të bëhen për shkollat ku përfshihen laboratorë teknologjik për 200 shkolla, por edhe laboratorë për lëndët e Biologjisë, Fizikës dhe Kimisë. Ajo bëri me dije se po punohet për kurrikulën e lëndës së TIK-ut e cila nga viti i ardhshëm do të futet në programin e klasve të para.

Kushi tha se po punohet edhe për pasurimin e bibliotekave, ku deri më tani 113 shkolla janë pajisur me libra të rinj, ndërsa do të investohet edhe në zhvillimin e sportit ku do të spikaten talentet e reja.

" Vitin e ardhshëm do ketë risi edhe TIK, që në klasën e parë se aftësitë digjitale janë domosdoshmëri. Jemi duke punuar për të hartuar kurrikulat. Kjo politikë është shoqëruar me investime në laboratorë se lëndët nuk bëhet me cilësi nëse mungojnë laboratorët. Është 900 mln lekë të reja për të dyja, parashikojmë që rreth 200 shkolla ti furnizojmë më laboratorë informatikë dhe pak më shumë me laboratorët e kimisë, biologjisë dhe fizikës.

Ka qenë një shqetësim mungesa e laboratorëve dhe paralelisht pasurimi i bibliotekave. 133 shkolla i furnizuam këtë vit. Kemi hedhur një hap i rëndësishëm. Këtë vit është akorduar një buxhet, 5 mln euro për maksimizimin e sportit në shkolla dhe universitet. Është një projekt që synon jo vetëm krijimin e epikeve sportive por edhe identifikimin e talenteve. Programi për artin dhe zejet, do kemi më shumë klube artistike për pikturën, muzikën dhe zejet duke e lidhur me traditat e komunitetit. Do ketë parcela toke ku nxënësit do mësohen të kultivojnë bimët, " vijoi Kushi në Report Tv.

Ministrja Kushi u ndal edhe në vaksinimin e mësuesve, ku shpjegoi se të gjithë e kanë marrë vaksinën anti-COVID, përveç atyre që kanë kaluar virusin së fundmi, ose kanë vërtetim nga mjeku që nuk e kryejnë dot. Sa i përket vaksinimit në universitete Kushi tha se ndërgjegjësimi i studentëve është rritur, ndërsa numrin më të lartë të të vaksinuarve e mban Universiteti i Mjekësisë me 90% të studentëve të vaksinuar. 

"Sa i takon mësuesve jam e qetë sepse gati 100% e mësuesve janë ta vaksinuar përveç atyre që sa kanë kaluar COVID-in, apo sapo kanë kaluar koronavirusin. Kemi filluar me fushatën e ndërgjegjësimit një pjesë kanë filluar me dozën e tretë. Sa i takon vaksinimit të studentëve ne marrim statistika, atje është rritur ndërgjegjësimi. Kemi universitete ku numri i studentëve të vaksinuar është shumë i lartë, Universiteti i Mjekësisë mbi 90%, ata futen edhe nëpër spitale se bëjnë praktika, Dhe në universitetet e rrethe, në Korçë shumë i lartë vaksinimi. Pedagogët mbi 89% janë të vaksinuar", theksoi ministrja.

Ajo theksoi edhe njëherë se brenda mandatit të tretë synohet që pagat e mësuesve të rriten me 40%, ndërkohë që nga korriku i këtij viti, paga do të pësojë një rritje automatike prej 6%.

"Do fillojë nga muaji korrik me 6%, dhe në vitet e kaluara paga është rritur disa herë, vetëm në mandatin e kaluar është rritur tre herë. Objektivi ynë është që këtë mandat paga të rritet me 40%. Dhe në kushtet e vështira të pandemisë apo edhe pas tërmetit, kategori të caktuara, mjekët mësuesit, janë mbështetur nga qeveria me rritje pagash. Do donim të bënim shumë më tepër se gjatë pandemisë kanë punuar në kushte të vështira, pas mjekëve dhe infermierëve edhe mësuesit ishin heronj", vijoi ajo.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi bëri me dije se nga viti i ardhshëm akademik regjistrimi i nxënësve në të gjithë shkollat e vendit do të bëhet online. Ajo tha se do garantohet marrja e dëftesave të nxënësve onlinë, ndërsa synohet unifikimi i abetares në të gjithë diasporën.

 

Emisioni i plotë

Ora 18:57
Abetarja e unifikuar, Kushi për Report Tv: Marrëveshja zbatohet vitin e ardhshëm shkollor, dhuratë nxënësve për 110 vjetorin e Pavarësisë! Synojmë unifikimin në gjithë diasporën

Në vitin e ardhshëm shkollor do të zbatohet marrëveshja për unifikimin e abetares mes dy vendeve, Shqipëri dhe Kosovë. Ministrja e Arsimit Evis Kushi e ftuar në Report Tv tha se është ngritur grupi i punës dhe po punohet që abetarja t'iu vihet në dispozicion nxënësve dhuratë për 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Sipas Kushit synohet që abetarja e unifikuar të zbatohet në të gjithë diasporën.

"Ditën kur u zhvillua mbledhja e dy qeverive ramë dakord që abetarja unike do jetë në dispozicion për ë gjithë nxënësit vitin akademik 2022-2023. Për 110 vjetron e Pavarësisë nxënësve t'iu bëjmë këtë dhuratë të bukur.

Kurrikulën e kemi të unifikuar me Kosovën, por për tekstet ne për çdo lënde dhe çdo vit kemi tre alternativa, tre tekste dhe janë vetë mësuesit e çdo shkolle që mblidhen çdo vit për të vendosur se cili do jetë teksti që do përdorin, nga kjo procedurë ne kemi përjashtuar abetaren. Qëllimi ynë është që të përdoret edhe në diasporë kudo ku ka shqiptarë", tha Kushi për Report Tv.

Ora 18:56
Kushi në Report Tv: Nga viti i ardhshëm shkollor regjistrimi i nxënësve online! Do garantohet marrja e dëftesës përmes e-Albania

Në një intervistë për emisionin 'Studio Live'  në Report Tv, Ministrja e Arsimit Evis Kushi bëri me dije se nga viti i ardhshëm regjistrimi i nxënësve në shkolla do të bëhet online. Ndërkohë regjistrimi online është zbatuar këtë vit shkollor për nxënësit e klasave të para dhe klasave të dhjeta. Kushi tha se do garantohet marrja e dëftesave online. 

"Kemi 36 shërbime që janë të digjitalizuar. Kemi një sistem që quhet SMIT, ku i gjithë informacioni për shkollat dhe prindërit janë online, është një risi që u vë në funksion vitin e kaluar. Do garantohet edhe printimi i dëftesës pa patur nevojë që prindi të shkojë në sekretarinë e shkollës. Edhe regjistrimi do jetë totalisht online. Për vitin 2021-2022 arritëm vetëm për klasat e para në baskitë që janë qendër qarku dhe vitin e parë gjimnaz. Vitin e ardhshëm regjistrimi i nxënësve në të gjitha shkollar do bëhet online", tha Kushi në Report Tv.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nashka: 14/01/2022 21:18

    Po e vertete.Kjo ,Alma ,eshte drejt linçensimit te nje shkolle private,me bashkejetuesin e saj

    Përgjigju
  • Beta: 14/01/2022 20:51

    Znj Kushi,Kur do ta largosh Alma Bakiun nga puna,drejtoreshen e ZVA ne Vlore?Gjithe drejtorat qe po vendos jane per cikel te ulet.Si mundet ata te kontrollojne mesuesit e ciklit te larte?Degradim total i arsimit.Nejse nje ghe eshte e sigurt qe kafete ne lokal ajo i ka falas dhe e ka permiresuar shume ekonomine e saj .Kjo do te thote shume apo jo?Drejtoresha e DRAP it ne Fier eshte nje me te dhe nuk e heq kurre sepse çdo gje e bejne bashke.Keto qe thoni ju me duken kot kur shoh nivelin e arsimit ne Vlore ku informatika si lende behet pa kompjuter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?