Kushtetuesja drejt plotësimit me 6 anëtarë! KED mbledhje online për vlerësimin e 12 kandidatëve

3 Prill 2020, 11:52| Përditesimi: 3 Prill 2020, 11:53

  • Share

Covid-19 nuk ndal procedurën për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese. ReportTv mëson se ka përfunduar verifikimi i 12 kandidatëve në garë për të zëvendësuar vakancat e krijuara në Kushtetuese për postin e lënë bosh nga Fatos Lulo dhe Besnikm Imeraj. Këto vakanca janë shpallur nga parlamenti dhe presidenca përkatësisht më gusht 2019 dhe shtator 2019.

Në garë për të zëvendësuar Lulon dhe Imerajn janë nga 6 kandidatë, ndërsa Këshilli i Emërimeve në Drejtësi pritet që të hënën të vendosë datën e mbledhjes online e më pas t'i përcjellë listën finale presidentit të Republikës. Aktualisht Gjykata Kushtetuese është me 4 anëtarë dhe plotësimi me 2 anëtarë të rinj do ta kthejë atë në funksionale.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?