Sociale

Kushtoi 200 milionë lekë, çahet pas 6 muajsh asfalti i rrugës Librazhd-Babje! Kryetari i Bashkisë: Nuk mbajmë përgjegjësi për punimet, i ka kryer Fondi Shqiptar i Zhvillimit

2 Nëntor 2021, 20:14| Përditesimi: 2 Nëntor 2021, 20:26

  • Share

Deputeti socialist Taulant Balla promovoi investimin në infrastrukturën rrugore gjatë fushatës elektorale, por asfalti i rrugës rurale Librazhd-Babje është prishur vetëm 6 muaj pas inaugurimit.

Në gjithë gjatësinë e rrugës vihet re çarja e asfaltit, ndërsa banorët shprehen se punimet janë kryer me cilësi të dobët. 

"Nuk e di, kanë hedh zhavorr apo çfarë kanë bërë?! Është çarë këtu tek pylli e deri tek lokali", tha një banor.

Siç e shihni vetë ju rruga është çarë, siç ishte nis nuk doli. Tani shiheni vetë si është se duket",  tha një tjetër.

Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra i kontaktuar me telefon nga Report Tv tha se investimi është kryer nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndaj nuk mban përgjegjësi për këto punime, edhe pse përfituese e rrugës së re është bashkia.

Ndërkohë një problematikë tjetër është ky kryqëzim i cili është një ndër më të rrezikshmit dhe është kthyer në burim për aksidente.

Rikonstruksioni i aksit rrugor Babje dhe Polis me vlerë 203 milionë lekë u financua nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndërsa tenderin e fitoi kompania "Vëllezërit Hysa". Punimet nisen në gusht 2020 dhe duhej të përfundonin në shkurt 2021. Ato jo vetëm përfunduan me vonesë, por siç shihet tashmë janë kryer pa cilësi, pasi rruga e re nuk zgjati më shumë se 6 muaj.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/11/2021 00:33

    Nuk e ka fajin cilesia,por ne rradhe te pare, koha kur eshte ndertuar.Punimet kane zgjatur nga fundi i Gushtit deri ne Shkurt,pra kryesisht eshte punuar gjate vjeshtes e dimrit,kur ka rreshje te shumta.Kush eshte ai idiot qe nderton e riparon rruge gjate kohes se shirave e bores?!Imagjinoni, vetem kripa qe u hidhet ne kohe ngricash e stuhi bore sa i demton.Pastaj ndikon dhe ndryshimi i temperaturave ne asfalt dhe se fundi, tere ato zona perreth njihen si zona me rrezikshmeri te larte rreshqitjeje.Dikur po te udhetoje andej,mund te shije faqet e maleve e nganjehere dhe kodrave te veshura anash me rrjeta teli aty-ketu,se shembeshin here pas here.Pra nje rreshqitje toke,apo carje rruge eshte dicka shume e zakonshme atje.

    Përgjigju
    • Era: 03/11/2021 09:40

      Po dhe sa termete kane rene keto kohet e fundit... Por jane te cuditshem, menjehere fjalen dhe mendimin e keq thone. Nuk e di, a e lavderoi kush kur u be?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?