Kuvendi hap dyert për qytetarët: 'Emocion i veçantë, nga televizori duket më i madh'

22 Janar 2020, 17:33| Përditesimi: 22 Janar 2020, 17:48

  • Share

TIRANE - Me rastin e 100-vjetorit të parlamentarizmit shqiptar, gjatë ditës së sotme, dyert e Kuvendit të Shqipërisë do të jenë të hapura për qytetarët. Ata do të kenë mundësi të vizitojnë ambientet e Kuvendit. Po ashtu gjatë ditës së sotme do të shfaqet edhe një dokumentar, ku do të tregohet veprimtaria e këtij institucioni përgjatë 100 viteve.

“Është hera e parë që vizitoj sallën parlamentare, është një emocion i veçantë. Përshtypja e parë, nga televizori duket goxha më e madhe ndërsa këtu është goxha më e vogël më e mbledhur, shumë më funksionale. Erdha për të parë sallën ku merren vendimet e njerëzve, nga kureshtja më shumë. Kërkesa ndaj deputetëve është që të dëgjojnë sa më shumë njerëzit, të merren me njerëzit më shumë.

Hera e parë që e vizitojë, është kënaqësi sepse po shoh një sallë të arreduar, serioze dhe me mantelin e politikës shqiptare, me gjithë simbolikën e vet, duhet ta vizitojnë më shpesh shqiptarët.

Hera e parë, jam shumë i gëzuar për 100 vjetorin e parlamentarizmit shqiptar, është diçka e madhe. Kur e shikon me sy është diçka konkrete, 3-fishi i gëzimit. Deputetët me një unanimitet të plotë të punojnë për interesat e kombit, të atdheut, dhe kaq besoj se kaq është mesazhi”-u shprehën disa prej qytetarëve.

Për 100 vjetorin e parlamentarizmit shqiptar është ripërpunuar dhe publikuar kënga e Kongresit të Lushnjes.

Dyert e Kuvendit do të jenë të hapura deri në orën 20:00, ku në hyrje qytetarët do të kenë mundësi që të bëhen pjesë e një kuici mbi parlamentin shqiptar dhe të fitojnë dhurata simbolike me logon e Kuvendit të Shqipërisë.

Që prej vitit të kaluar, Kuvendi i Shqipërisë ka nisur punën për një sërë aktivitetesh për celebrimin e 100 vjetorit të parlamentarizmit shqiptar.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?