Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka tashmë në zyrën e tij 56 dorëheqjet e deputetëve të opozitës, të cilat ja përcolli Kuvendi i Shqipërisë ditën e premte pasdite.
Burime pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pohojnë se ende nuk është bërë një verifikim formal i shkresave, gjë e cila pritet të kryhet gjatë fillimit të javës. Nuk ka një afat brenda të cilit KQZ duhet të kryejë zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr me kandidatët në listat vijuese.
KQZ akoma nuk ka thirrur një mbledhje për të përpunuar dorëheqjet dhe për të thirrur kandidatët në listat pritëse për tu kërkuar formularët e dekriminalizimit përpara se tu japë mandatin. Por, burime pranë Kuvendit, i thanë Report TV, se dokumentet e përcjella në KQZ në këtë rast nuk janë të njëjta si praktikat shkresore në raste të tjera kur ndonjë deputet ka lënë mandatin.
Për krahasim, kur Bujar Muça dorëzoi mandatin si deputet i Elbasanit, Kuvendi, njoftoi KQZ-në me një shkresë ku thuhej: “Ju njoftojmë se deputeti Bujar Muça ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë dorëzimin e mandatit të deputetit. Në mbështetje të nenit 71, pika 2 e Kushtetutës ka mbaruar. Bazuar në Kodin Zgjedhor Kuvendi ju njofton për krijimin e vakancës nga ndërprerja e parakohshme e mandatit, për të vijuar procedurat e zëvendësimit”.
Pra, siç shihet, në rastin e deputetit Bujar Muça, Kuvendi, siç e detyron Kodi Zgjedhor, ka shpallur vakancën dhe i kërkon KQZ-së zëvendësimin. Por në rastin e deputetëve të opozitës, Kuvendi ka përcjellë një shkresë ndryshe.
Siç e ka lexuar Report TV, Kuvendi shkurtimisht i shkruan KQZ-së: “Z. Lulzim Basha deputet i Kuvendit të Shqipërisë ka paraqitur dorëheqjen nga mandati i deputetit. Në zbatim të Kodit Zgjedhor, Ju përcjellim për kompetencë dokumentacionin përkatës”.
Pra, në rastin e deputetëve të opozitës Kuvendi nuk ka shpallur vakanca, duke ja kaluar topin KQZ-së. Ngelet në vlerësimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku PS ka shumicën në tryezë për të vendosur nëse ky aspekt teknik do të përbëjë apo jo arsye për të zvarritur djegien e mandateve dhe zëvendësimin e tyre me pasuesit në lista.
Kushtetuta e njeh kuvendin me 140 député Ne rast te kundert Presidenti duhet ta shparndaje parlamentin
PërgjigjuNa felliqe more djale.te kam then mos dil te shkruash pa marre leje dhe pa na pyetur se cduhet te shkruash.sa here ta kam thene? ngele qe ngele i trashe more kafshe pylli.sa si ty dalin ketu dhe njerzit shikojn fytyren te vertet tone .po te ishte per prethidentin do e kishte bere.por ajo kushtetuta qe kam shkruar une thote me mbi 70 deputet.dhe ju lutem gazetes qe ketyre kafshevi qe dorezuan mandatin mos tu thone me keputet se nuk jane me.apo duan akoma rroga keta?/
Cila kushtetute, ajo e salihut?
A sa mir mase digjen per se gjalli ata te djegurit mos ti shom me me sy iken gjysmat me te kalburit
Përgjigju