Politikë

Kuvendi 'ndalon’ gazetarët të ndjekin aktivitetet live

7 Qershor 2021, 21:23| Përditesimi: 8 Qershor 2021, 08:03

  • Share

Sipas ndryshimeve të fundit në Byronë e Kuvendit, gazetarët do t’i ndjekin aktivitet vetëm nëpërmjet rrjetit të transmetimit në një sallë të posaçme për gazetarët çka pengon kontaktin e afërt me deputetët.

Personat e akredituar pranë Kuvendit të Shqipërisë akomodohen në dy godinat e parlamentit, në mjediset e caktuara për ta si me poshtë:

-Te kryesia e kuvendit në neës room, salla e gazetareve që ndodhet në katin e parë të godinës

-Te vendi i caktuar për gazetarët te salla e seancave plenare.

Edhe nëse do të duan që të marrin një prononcim apo intervistë nga deputetët në mjediset e këtij intitucioni, ata nuk do të lejohen nëse nuk kanë marrë më parë leje. Organizimi i intervistave me deputetët zhvillohet në bazë të kërkesës së partaqitur te zyra në Kuvend.

-Kerkesa përmban

-Emer mbiemër të deputetit që do të intervistohet

- Çështje konkrete për të cilat kërkohet intervista.

Në vendimin e Byrosë theksohet se lejohen vetëm gazetarët e RTSH-së dhe ATSH-së që të lëvizin të lirë në Kryesinë e Kuvendit dhe sallën e parlamentit me status të veçantë.

Mes 10 anëtarëve të Byrosë së Kuvendit që kanë votuar për këtë vendim, për distancimin e gazetarëve nga Kuvendi në sesionin e ardhshëm parlamentar, vetëm kreu i kuvendit Gramoz Ruçi rezulton të jetë deputet në mandatin e ardhshëm. Ndërsa 9 të tjerët nuk kanë arritur të fitojnë një mandat deputeti, si Alket Hyseni, Anastas Angjeli, Besnik Baraj, Myslim Murrizi, Vasilika Hysi, Vilma Bello, Alban Zeneli, Ervin Bushati dhe Nimet Musai.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?