Kuvendi pro ndryshimeve ligjore për njohjen e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore, përfitojnë 5800 nëna me tre ose më shumë fëmijë

5 Dhjetor 2022, 13:18| Përditesimi: 5 Dhjetor 2022, 13:58

  • Share

Ndryshimet ligjore për njohjen e kontributeve shoqërore e shëndetësore për nënat me 3 ose më shumë fëmijë bashkuan votën e mazhorancës e opozitës në komisionin e çështjeve sociale. Nga ligji përfitojnë 5 800 nëna, të cilat përveç numrit të fëmijëve duhet të përmbushin edhe kushtin e të ardhurave familjare nën 100 mijë lekë, dhe njëri prej fëmijëve të jetë nën 5 vjeç.

Opozita i jep dritën jeshile propozimit të qeverisë për njohjen e kontributeve shoqërore e shëndetësore të nënave me tre apo më shumë fëmijë të mitur, të cilat për shkak të angazhimit familjarë e kanë të pamundur të punojnë. Ndryshimet ligjore, që u diskutuan të hënën në Komisionin e Shëndetësisë, i vijnë në ndihmë nënave të cilat përveç numrit të fëmijëve duhet të përmbushin edhe dy kritere të tjera.

“Janë 5800 nëna të llogaritura si përfituese. Kosto e përllogaritur në buxhetin 2023 është rreth 600 mln lekë. përmbushin edhe kushtin e të ardhurave familjare nën 100 mijë lekë, dhe njëri prej fëmijëve të jetë nën 5 vjeç”- u shpreh Seferi, zëvendës ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Për opozitën, ndryshimet ligjore kanë nevojë për rishikimm pasi juridikisht çalojnë në logjikë.

“Ndihma ekonomike për nënat me fëmijë të mitur ka qenë në ligj. Rrezikojmë të bëjmë skualifikime. Si do funksionoj, duhet të regjistrohen si të papuna?”- u shpreh deputeti i PD, Tritan Shehu.

“Për pjesë juridike, këto janë nëna që sdo të duhen të punësohen dhe mbrohen për këtë pjesë”- shtoi Seferi.

“Po s’ka pse të punësohet ajo grua, nuk ka pse ta thërrasë zyra e punës”- u shpreh deputetja e PS, Klodiana Spahiu.

Ndryshimet ligjore u votuan unanimisht në komisionin e Shëndetësisë. Ato u miratuan nga qeveria në muajin tetor dhe vijnë pasi këtë e kërkoi shumicat e Shqiin me bekimin e Këshillit Kombëtar të realizuar nga qev87 % e shqiptarëve në Këshillimin Kombëtar. Pr/ligji pritet të votohet në kuvend në 22 dhjetor, ndërsa hyn në fuqi nga 1 janari 2023

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?