Menaxhimi i Butrintit, debat në Kuvend! Zhupa: E jepni me koncesion, do e çojmë në SPAK! Rama: Ju i gjetët pronarin teatrit antik, budallallëkun e keni në ADN

28 Prill 2022, 07:39| Përditesimi: 28 Prill 2022, 19:56

  • Share

Debate të ashpra u regjistruan në Parlament, pas akuzave të opozitës së qeveria po e jep parkun e Butrintit me koncension.

Deputetja e PD, Ina Zhupa po fliste për të drejtën e informimit dhe u ndal tek çështja e Butrintit, për të cilën ka pasur debate me ministren e Kulturës Elva Margariti në Komision. Sipas Zhupës, në Butrint do të jetë biznes fitimprurës për një fondacion ndërsa Margariti i tha se ka një keqardhje e një kompliment për të. Në debat ndërhyri edhe Kryeministri Rama. 

Kryeministri Rama sqaroi se ai do menaxhohet nga fondacioni shqiptaro-amerikan dhe do të jetë zona e parë pa asnjë përqindje karboni. Ndërsa paralajmërimit të PD për ta çuar projektin në SPAK, Rama iu përgjigj me akuza për mungesë vizioni.

“Doni s’doni ju do e japim Butrintin”, tha Rama, i cili nënvizoi se Parku i Butrintit do të jetë i pari tërësisht i gjelbër.

Rama tha se demokratët ndjekin mënyrën e politkëbërjes së të “vdekurit” siç e cilësoi, Sali Berishën.

Kreu i grupit demokrat Enkelejd Alibeaj, i kërkoi kryetares së kuvendit masa për gjuhën e përdorur nga Edi Rama, duke e akuzuar për vjedhje ikonash kur ishte ministër kulture, por përgjigjen e mori nga vetë kryeministri.

Në Kuvend sot ndër të tjera, do të diskutohet për raportin vjetor të vitit 2021 të Komisionit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale, të Entit Rregullator të Energjisë dhe Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri.

Lajm në përditësim...

Ora 19:39
Kuvendi voton me 79 vota pro kredinë 40 mln euro për rehabilitimin e Fierzës! Të gjitha votimet në seancë

1651160040_Sequence03.00455919.Still022.jpg

Kuvendi ka miratuar me 79 vota pro ratifikimin e marrëveshjes së huas prej 40 mln euro për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës. Huaja do të shlyhet për 15 vite, ndërkohë që 5 vitet e para do të jenë pa pagesë principali.

‘Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) (Agjencia e zbatimit të projektit) dhe KFË Frankfurt am Main (KFË), për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës”.’- thuhet në projektligj.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, u shpreh se objektivi është krijimi i sigurisë së furnizimit të energjisë elektrike dhe modernizimi i të gjithë sistemin e energjisë elektrike.  

“Ne kemi objektiv krijimin e sigurisë së furnizimit të energjisë elektrike, rritjen e përkujdesjes për kategoritë të cilat nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë elektrike, të modernizojmë dhe të zhvillojmë të gjithë sistemin e energjisë elektrike. Jemi zotuar që brenda këtij mandati të jemi eksportues neto duke investuar në disa burime natyrore. Kemi një sfidë dhe në sfidën tonë na kanë mbështetur të gjithë partnerët. Marrëveshja e sotme për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës, duke zgjeruar periudhën e shfrytëzimit me të paktën 30 vite. Nga pikëpamja strategjike do ndikojë në përmirësimin e sistemit energjitik, rritja e prodhimit të energjisë elektrike, e efiçentës, rritjen e sigurimit të vendit me energji.”

Kam dëgjuar sot të flitet për çmimet e energjisë elektrike sot, që qeveria shqiptare i ka bërë mburojë rritjes së çmimeve për konsumatorin. Kemi çmimet më të ulëta, sepse kemi vendosur të mbrojmë ata që nuk mund të përballojnë rritjen e çmimeve. Si mund të flisni për borxhin, kur ju gjatë qeverisjes suaj akumuluat një borxh që nuk e bëtë dot as transparent. Për çfarë e fshehët, për investime që nuk dihen? Ku janë investimet në sektorin energjitik? Është kjo qeveri me partnerët  që investuar në ngritjen e sistemit energjitik, me projekte të mëdha që ju nuk keni sy e veshë për ti shikuar e dëgjuar", tha Ibrahimaj.

Nga ana tjetër me 74 vota pro është votuar raporti vjetor  i veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale për vitin 2021.

Me 99 vota pro është votuar raporti vjetor i veprimtarisë së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitit 2021.

Me 75 vota pro është votuar raporti vjetor  i veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2021.

Me 98 vota pro është votuar projektligj “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës “Për aksesin në dokumente zyrtare”.

Me 97 vota pro është votuar projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktet dhe dokumentet e Kongresit të 26-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar, Stamboll 2016”.

Me 99 vota pro është votuar Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit Evropian, Horizont Evropa-programi kuadër për kërkimin dhe inovacionin.

Ora 17:58
Alibeaj përplaset me Manjan: S'ke këllqe ti! I përgjigjet ministri: Unë e kam bërë bëjeni dhe ju, se keni komunistin më të egër në parti

Seanca e sotme është shoqëruar me debate mes ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja si edhe kreut të grupit parlamemtar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.  Alibeaj i tha Manjës nëse ka apo jo këllqe për të mbështetur dokomunistizmin. Ky i fundit replikoi menjëherë duke iu drejtuar Alibeajt se kanë në grupin e tyre sovjetikun e fundit të shpallur 'Non Grata'.

Ulsi Manja: Ka të përndjekur politikë që ende nuk e kanë marrë dëshshpërblimin që iu takon. Edhe si kompensim moral, se rininë nuk ua kthejmë dot. Kurrë nuk e kemi harruar për shtresë. Ndoshta ua kemi vonuar por kjo nuk do të thotë që nuk do marrin atë që takojnë. E kisha me merak ta them këtë. Ta votojmë ligjin për rritjen e aksesit për dokumentat zyrtare.

Alibeaj: Ulsi, të falenderoj që i përmend të përndjekurit. E di që nuk e ndjen, por i përmend. Por kërkoj dhe dy gjëra. Për Havzi Nelën, ke një qëndrim ti? Për kolegun tuaj që i bënte elozhe Enver Hoxhës ti nuk mbajte ndonjë qëndrim. Ligji i dekomunistizimit, ke ti këllqe, kurajo politike për ta mbështetur. Kjo tregon sa të pikon në zemër deri në fund. Je i vetmi që e merr guximin për ta thënë formalisht, çoje deri në fund.

Ulsi Manja: Kam qëndrime për të gjitha çështjet e debatueshme në opininin publik. I kam bërë të qarta që kur kam hyrë në politikë. Nuk besoj se është salla për të treguar se kush anti-komunist. Ka rëndësi qëndrimi me të kaluarën. Jam krenar që kjo maxhorancë ka votuar ligjin për autoritetin e dosjeve. I dhamë mundësi shqiptarëve që të njihen me të kaluarën. Për të zhdukurit, kemi ndryshuar ligjin dhe sot në bashkëpunim me OKB kemi nisur punën që të pagjeturit, t’u japim një varr. Lidhur me qëndrimet e mia, qëndrimi im është i qartë. Jam distancuar me kohë nga komunizimi. Ftoj ta bëni dhe ju se keni komunistin më të egër. Një njëri që po minon demokracinë, merrni njëherë qëndrimin për anti-amerikanin e fundit. Unë jam i qartë tek puna që bëj. Kam mbështetje ta sjell atë ndryshimin e ligjit këtu.

Ora 17:25
Tha Bora Buzhaqi dhe jo Muzhaqi, Balla i del në mbrojtje ministres, Kryemadhi: Qeveria e Skënderbeut tonë, nuk ka nevojë për dado

 

Kryetarja e LSI e thirri në Kuvend ministren, Bora Buzhaqi dhe jo Muzhaqi. Edhe pse kërkoi falje, ky gabim i saj me ose pa dashje, solli edhe reagimin e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

"E dashur Monikë, jemi kolegë të vjetër, Muzhaqi është mbiemër shumë i madh dhe i uroj Borës si vajzë e re që ta justifikojë mbiemrin që mban dhe do ju kërkoja që askush në këtë sallë të mos keqinterpretojë mbiemrat, loja me mbiemrat nuk i shkon askujt, vijnë nga Muzaka, një fis që ka luftuar për këtë vend, fisi nga vjen e Bora e kanë vuajtur shumë diktaturën", tha Balla.

Megjithatë, e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Kryemadhit.  

"Qeveria e Skënderbeut tonë, nuk ka nevojë për dado, kush është ministër e çon punën e vet deri në fund, se prandaj janë ministër", tha Kryemadhi.

Ora 17:24
Kryemadhi përplaset me ministret në Kuvend: Mos e mbyll karrierën me ligën e inceneratorëve! Elisa ti ke Skënderbeun! Ministrja: Kujdes Hamzain se po vjen në politikë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për integrim është përplasur në Kuvend me ministret socialiste Elisa Spiropali dhe Bora Muzhaqi.

Kryemadhi tha se Muzhaqi nuk duhet të mbyllë karrierën e saj me ligën e Inceneratorëve duke zhvlerësuar arsimin që ka marrë jashtë vendit. Në atë moment ndërhyri edhe Spiropali, e cila u përplas me kryetaren e LSI-së.

Bora Muzhaqi: Shqiptarët kudo ku shkojnë rezultojnë të jenë të parët në një fushë apo në një tjetër. Shpresë për të rinjtë shqiptarë ka plot. Nëse shkoni dhe i takoni nga qyteti në qytet hasni me të rinj shqiptar që janë plot shpresë.

Monika Kryemadhi: Në respekt të procedurës i kërkoj falje që i ngatërrova mbiemrin. Shifrat kanë vlerë por edhe optimizmi është i rëndësishëm. Të rinjtë shqiptarë kanë shpresë se kanë Bora Muzhaqin në qeveri dhe shumë të tjera. Por nuk kanë shpresë studentët. Po të ishte për t’u marrë me ty do ishte shumë e thjeshtë për t’u marrë me ty. Ti mos u përdor. Mos e zhvlerëso shkollën që ke bërë sepse ka me qindra të tjerë që shohin diçka tjetër te ty. Mos e mbyll karrierën tënde politike me ligën e vjetër të Inceneratorëve.

Monika Kryemadhi: Elisa ti ke Skënderbeun. Mos u shqetëso fare. Të të rrojë Skëndërbeu. Në fund të fundit ky ishte shpërblimi që ti more. Thjesht je aty rojtare.

Elisa Spiropali: Kujdes Hamzain, po vjen në politikë

Monika Kryemadhi: Keni marrë peng Shqipërinë dhe shqiptarët

Ora 17:12
Kryemadhi: Të rinjtë kanë humbur shpresë, djemtë me shtëpi bari në Angli, vajzat eskorta të kriminelëve të drogës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur se të rinjtë e kanë humbur shpresën në Shqipëri.

"Një i ri që të kandidojë për deputet në bazë të sondazheve 1 partie politike i kashton 100 euro 1 votë, një i ri shqiptar sot nuk ka as 200 euro në xhep, por i hipin kamionëve për të qenë rojtarë në shtëpitë e barit në Angli apo Spanjë apo vajzat shqiptarë për t'u bërë eskorta të kriminelëve të drogës në Shqipëri", tha Kryemadhi.

E ndalur tek inceneratorët, kryetarja e LSI-së u shpreh se pavarësisht shpenzimeve të kryera, sot nuk prodhojnë energji.

“Në pamje të jashtme nuk ka gjë të gabuar, por ajo që të bën përshtypje është kriza e energjisë elektrike në Shqipëri do të jenë edhe për shkak të disa procedurave që ne kemi ndjekur,  për shkak të papërgjegjshmërisë dhe dikur për shkak të keqmenaxhimin. Përpara se të shkoja te  projektligji do diskutohej. Sot kemi një bazën të Fierzës që është i degraduar. Vendimet politike janë ata që kanë shkaktuar këtë krizë energjetike që kemi sot.

Asnjë nga ne nuk di se sa është borxhi apo huatë e marrë dhe asnjë nga ne nuk  e di se çdo të ndodhë me krizën energjetike. ne në sistemin e  energjisë elektrike nuk kemi më profesionistë por militantë partie, nuk ka asgjë të keqe të ketë militantë, por duhet të jenë të mirë-arsimuar. Tani kemi edhe inceneratorët, aty ku duhet edhe vëmendja më e madhe. 26 mld dollarë janë paguar nga qeveria shqiptare për inceneratorin e Elbasanin dhe kemi prodhim. Fillimisht duhet zbardhur skema e inceneratorëve të famshëm, nëse nuk i shkojnë deri në fund do t’ju bëjnë të vidhni gjithë jetën. Për t’u kthyer te ministrja e rinisë i them se që nëse një njeri duhet të bëhet deputet i duhen 1 mln euro , por sot të rinjtë i hipin kamionëve për t’u larguar jashtë vendit.”, tha Kryemadhi.

Ora 17:11
Muzhaqi: Deputetët duhet të përcjellin shembuj të sjelljes së mirë për rininë dhe fëmijë tanë

1651160040_Sequence03.00455919.Still022.jpg

“Çdo deputet ka detyrën thelbësore të përcjellë shembuj të mirë për të gjithë të rinjtë që, nëpërmjet politikëbërjes, duan të kontribuojnë në vendin e tyre”. Kështu është shprehur ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, në seancën parlamentare të 28 prillit, ndaj sjelljes së deputetes Ina Zhupa kundrejt ministres së Kulturës, Elva Margariti, në Komisionin për Edukim.

“Ia kemi borxh këtij brezi të ri që të bëjmë më të mirën për ta, pasi janë e tashmja dhe e ardhmja e Shqipërisë”, tha ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, nga foltorja e Kuvendit.

Ndërsa i cilësoi veprimet e deputetes si “jashtë etike”, Muzhaqi deklaroi se duke mos e dënuar këtë sjellje po u japim fëmijëve dhe të rinjve tanë një shembull jo të mirë për t’u ndjekur.

“Ky model nuk mund dhe nuk duhet të pranohet nga askush dhe askund”, tha ajo, “aq më tepër në Kuvendin e Shqipërisë”.

Në përmbyllje, ndërsa theksoi se sjellja dhe edukata janë parime bazë që iu mësojmë fëmijëve që në hapat e tyre të parë, Muzhaqi tha se këto parime dhe norma bazike nuk duhet të shkelen, aq më tepër në institucionin më të lartë të vendit nga përfaqësuesi i zërit të qytetarëve.

Ora 14:58
Ministrja e Ekonomisë-opozitës: Si mund të flisni ju për borxhin? Nuk keni veshë për të dëgjuar e sy për të shikuar

1650539492_20190613223330sotkuvendi.jpg

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka kritikuar faktin që në Kuvend u diskutua për çështjen e ‘Butrintit’ kur nuk është në rend dite dhe nuk i jepet rëndësi raporteve të tjera. Nuk hezitoi të thumbojë opozitën duke thënë se nuk dihen se çfarë investimesh kanë bërë në kohën kur kanë qenë në qeveri.

“Çështja e ‘Butrintit’ nuk është në rendin e ditës së sotme ndërkohë që është diskutuar në komisione dhe nuk i japim kohë atyre raporteve që janë për tu diskutuar. Si mund të flitet për çmimet e energjisë elektrike kur janë më të larta se kurrë dhe qeveria i ka bërë mburojë për të gjithë konsumatorët kur kemi çmimet më të ulëta. Ne kemi vendosur të mbrojmë ata që nuk mund të paguajnë. Si mund të flitet për borxhin kur ju gjatë qeverisë tuaj morët një borxh që e mbajtët të fshehur dhe u përdor për investime që nuk dihen. Ku janë investimet që keni bërë?

Që prje ndërtimit të Kaskadës së Drinit nuk është bërë më asnjë investim. Ju nuk keni veshë për të dëgjuar e sy për të shikuar. Ne jemi këtu për tu përkujdesur për shtresat që kanë më shumë nevojë, jemi për të zhvilluar ekonominë shqiptare”, tha Ibrahimaj.

Ora 14:19
Kriza energjetike, zv.kryeministri: Rreth 56 mijë familje konsumojnë mbi 700 kWh! Bizneset duhet të ishin në mëshirën e tregut, por ne i kemi subvencionuar

 

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka folur për krizën energjetike në vendin tonë duke thënë se qeveria ka reaguar menjëherë duke bërë të mbrohen qytetarët dhe bizneset. Ahmetaj tha se është rritur çmimi nga shumë vende, ndërsa qeveria shqiptare nuk do e lejojë këtë gjë.

Ahmetaj tha se rreth 56 mijë familje konsumojnë mbi 700 kWh në muaj, ndaj po mendojnë se si do t’i faturojnë këta abonentë.

“Qeveria jonë ka marrë masa me paketën e rezistencës. Mendoj që është strategjike dhe do ta ndaj me ju modestisht politika energjetike në vendin tonë. Kemi qenë të zbuluar përpara reshjeve. Sot me energjinë ka 2 elementë, një është diversifikimi dhe dekarbonizimi.

Dua t’ju kujtoj që kur i referohemi sipërmarrjes, të jemi të vërtetë. Sekretariati kërkon që t’i kemi hedhur në tregun e libëralizuar. Rreth 7500 biznese të tensionit të ulët do të duhet të kishin dalë në mëshirën e tregut sot që është agresiv. Çmimi i tyre do të duhej të ishte 34 lekë/kWh. Është 18 lekë/kWh. Arrijmë të subvencionojmë të gjithë këto biznese dhe kjo është politikë sociale.

Skavica është në horizont për të shtuar kapacitetet dhe për të optimizuar Kaskadën e Drinit. Nuk dua të lë pa theksuar elementin e subvencionit që e dallon këtë mazhorancë. Shihni të treja krizat e fundit, tërmetin, pandeminë, krizën e invazionit rus, kjo qeveri ka reaguar menjëherë. Më thoni një moment që një qeveri tjetër të ketë bërë këtë, ndërton shtëpi falas, harxhon 4.6% të prodhimit të brendshëm dhe ndërhyn që të mos ketë rritjen e energjisë”, tha Ahmetaj.

Ora 12:18
23 vjetori i Masakrës së Mejës, Kuvendi mban 1 minutë heshtje

 

Kuvendi i Shqipërisë ka nderuar sot me një minutë heshtje viktimat e masakrës së bërë 23 vite më parë nga serbët në Mejë në Gjakovë, ku u ekzekutuan 372 civilë shqiptarë të Kosovës.

Ora 12:08
Ministrja e Kulturës: Butrinti nuk po jepet me koncesion! Po kthen kokën drejt Europës me formulë më të mirë menaxhimi

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka theksuar sot në Kuvend se Butrinti nuk do të jepet me koncesion, por do të ketë një përfaqësim më të mirë dhe formulë më të mirë menaxhimi.

"Në seancë na u servir një spektakël shumë i shëmtuar. Është trillimi ai që ne duhet të shmangim dhe më vjen keq që është abuzuar me imazhin publik dhe është harruar që ne jemi shembulli publik. Nuk besoj se kemi parë më parë gra që shkulin mikrofona dhe i bien tavolinave me grushte. Mua më rëndon që këtë e bën një grua. Mos të trillojmë në të gjitha çështjet që trajtojmë. Nuk po jepet Butrinti me koncesion. Butrinti po kthen kokën drejt Europës, botës, me përfaqësim më të mirë dhe formulë më të mirë menaxhimi", tha ministrja.

Ora 12:00
Zhupa: Çështjen e Butrintit do ta çojmë në SPAK, po e trajtoni si mall tregu

 

Deputetja e PD, Ina Zhupa iu përgjigj kryeministrit Edi Rama për çështjen e Butrintit duke i thënë se do ta çojë në SPAK. Në fjalën e saj në Kuvend, ngre pyetje përse në planin e menaxhimit nuk u përfshi asnjë ekspert apo studiues shqiptar. Zhupa thotë se qeveria po e trajton Butrintin si mall tregtar, ndaj të mos çuditet askush që të blihen bileta avioni për të justifikuar milionat.

Zhupa: Nëse është dhënë pronë private ndonjëherë në Butrint, kryeministri mund ta çoje në SPAK. Nëse nuk do të shkojë në SPAK se ka frikë se i hapen çështje të tjera, të ma japë mua se e çoj. Butrinti do jepet me koncesion, këtë nuk e mohoi as kryeministri.

Butrinti tha ka partnerët tanë amerikanë, në fakt nuk na komplekson, kjo është vetëm fasada, DASH thotë se korrupsioni është endemik në të gjitha degët dhe nuk ka sesi ministria jonë e kulturës të mos jetë pjesë e këtij korrupsioni.

Na akuzoi si kope, në fakt ne nuk jemi grup i strukturuar kriminal, nuk jemi bandë. Me të njëjtin pasion, Rama ka mbrojtur aferën e inceneratorëve. Kjo gjë fillon që në vitin 2018, ligji për trashëgiminë kulturore që është bërë në mënyrë antikushtetuese dhe bie në kundërshtim me Konventën e Parisit. Zonja Kumbaro, mund të jeni kumbarja e këtij projekti por nuk do të thotë ta mbroni ju, na lini ta mbarojmë.

Ju na vini dhe na thoni që shteti do të jetë aty se do të jetë ministrja Elva Margariti pjesë. Është interesante që Margariti prezantohet si pjesë e bordit si emër, por jo institucion. Në bord ka 5 persona dhe Margariti është vetëm një dhe nuk ka asnjë pikë të vendimit të gjykatës ku thuhet se të ketë të drejtë vetoje. 4 personat e tjerë të cilët janë privat dhe kjo është e zeza mbi të bardhë, vendimi i gjykatës, është fakt, nuk e them unë.

Ju arritët deri aty sa bëtë planin e mnesaxhimit të integruar pa ërfshirë asnjë ekspert, asnjë studiues shqiptar të cilët sot janë të githë kundër. Pse mendoni se nuk kishte vlera për tu pyetur Auron Tare e arkeologë e studiues të tjerë shqiptarë?

Ne rrezikojmë identitetin tonë shqiptar, ne nuk mund ta lejojmë këtë gjë se jemi të votuar nga ata qytetar për të mbrojtur atë që po tentoni ta vidhni me ligje e vendim qeverie. Qeveria juaj ka vendosur që Butrnit të trajtohet si mall tregtar. Mos u çudisni si tek inceneratorët të kemi para për bileta avioni, për të blerë miell e sheqer, para për të justifikuar milionat që do të merren nga Butrinti.

Ora 11:47
Tritan Shehu: E papranueshme që kryeministri të ofendojë në këtë mënyrë opozitën! Të ndërpritet seanca, Rama të ndëshkohet për shkelje etike

Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ofendoi 'në mënyrë të papranueshme' opozitën, ndërsa i kërkoi kryetares së Kuvendit të ndërpresë seancën dhe kryeministri të ndëshkohet për shkelje etike.

"Të ofendohet në këtë mënyrë opozita nga kryeministri i vendit, është e papranueshme. Të kalohen të gjitha normat etike, është e papranueshme, procedura nuk e lejon dhe ju takon ju kryetare t'i ndërprisni fjalën kur kalohen këto caqe të rënda etike. Ju zonja kryetare kërkuat t'i ndërprisni fjalën zonës Zhupa se doli nga rendi i ditës, por ku ne quhemi, kope e hajvanë, nuk paska dalë njeri nga rendi i ditës. Si mund të lejohet kjo. Unë kërkoj të ndërprisni seancën të kërkoni mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve dhe të merrni masa ndëshkimore ndaj kryeministrit për shkelje të etikës", tha ai.

Ora 11:43
Duma-Ramës: E ke në seancë psikoterapike të shfrysh me stërkalat e pështymës së përroit psikologjik! Me patronazhistët kthyet makthin e tmerrshëm të spiunimit

 

Deputetja e PD, Grida Duma i përgjigjet me gjuhë të ashpër kryeministrit Edi Rama duke i thënë se duhet të ketë durimin psikologjik të dëgjojë teksa flasin edhe të tjerët, jo të largohet nga Kuvendi.

Sipas saj, Rama e ka seancë psikoterapike që të shfryjë drejt PD, por kur ishte i ri synonte të bëhej pjesë e saj. Nuk hezitoi të thoshte që në PS ka njerëz të spikatur, jo kope siç i cilësoi Rama ata të opozitës. Sa i përket të dhënave personale, kujton patronazhistët e 25 prillit duke thënë se i kanë kthyer shqiptarët në kohën e komunizmit kur nuk dinin kujt t’i besonin se spiunoheshin.

"Ky kryeministri që iku bën mirë që herë pas herë, të ketë durimin psikologjik të dëgjojë minimalisht pjesën më të madhe se tha herën tjetër që do ju vendos gjobë juve. Bëni si them unë, mos bëni si bëj unë dhe ju drejtua të gjithëve si kope.

Tha ADN-ja juaj e budallëkut, tha ju të pakulturuarit, ju jeni rrezik kulturor. Unë i përkas një partie të djathtë dhe jam krenare. Në një parti të djathtë, koncepti i kopesë nuk ekziston dhe jemi çliruar nga kjo.

Patjetër që në një parti të majtë është trashëguar kopeja, nuk është  e ndershme kjo për një vend demokratik të vazhdoni ta trashëgoni si mendësi se në fakt më shumë i bën dëm vendit mendësia se ekonomia. Gjithsesi, kam një arsye pse nuk i drejtohem nga vendi, megjithëse ai e tejkalon se e kuptoj që e ka seancë psikoterapike të drejtohet këtej dhe të shfryjë me stërkalat të pështymës së përroit psikologjik të vetit sa herë që i drejtohet asaj partie në të cilën instinktivisht, kur ishte i ri donte të ishte aty, të ishte tek e reja.   

Ju e keni mësuar këtë popull që të jesh i mirë dhe i edukuar, do të jesh idiot. Unë nuk besoj që në PS ka kope dhe njerëz të cilët janë kope, besoj se ka individë të spikatur, të mirë siç ka dhe njerëz që e përdorin keq.

Besoj tek zgjedhjet individuale që do e çojnë përpara këtë vend. Ka kaluar jo shumë nga 25 prilli, patronazhistët. Ju do të votoni privatësinë kur kthyet makthin e tmerrshëm të spiunimit nga kudo. Një mik i imi tha që është kaq e zhurmshme kjo Shqipëria e politikës sa të hapësh dritaren, ka ndërtuar ky që iku dhe dëgjon se si komshiu, të gjithë dëgjojnë zhurmë në vesh, akustikë në mendje, e dinë se kush i përket socialistëve, aq shumë u bë e modës çështja e patronazhistëve.

Ne duhet të ndërtojmë një parti që ka mendim, një klasë politike që nuk ka pronar, i përket secili vetvetes dhe kur të jeni ju këtu, të thoni më fal që kthyem spiunazhin, pjesën më të keqe të shoqërisë shqiptare. Nuk dinim kujt ti besonim në komunizëm se spiunonim, nuk dimë kujt ti besojmë sot", tha Duma.

Ora 11:38
Alibeaj: Të sanksionohet Rama për gjuhën e përdorur! Kryeministri: Keni nivel të ulët, s'është faji im nëse u ndjetë dele

 

Enkelejd Alibeaj i ka kërkuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që të sanksionohet kryeministri Edi Rama për gjuhën e përdorur duke thënë se vetëm gjendja e rënduar mund ta shpëtojë.

"Duhet sanksionuar nga juve pavarësisht se është ulur poshtë jush. Për historinë e budallenjve apo të hajdutëve, këtu mund të jenë shumë të rinj dhe në kohën kur zotëria ishte ministër kulture, ikonat i çoi në Gjermani dhe nuk u kthyen kurrë këtu. Për procedurë po them, për të kthyer seriozitetin e diskutimit në këtë sallë dhe për të folur për gjërat që i interesojnë shqiptarëve dhe jo budallenjve siç pretendon ai, të flasë nga Ina Zhupa. Pres sanksionet për deputetin Rama, vetëm gjendja mendore e rënduar e shpëton nga sanksioni', tha Alibeaj.

Në replikën e tij, kryeministri Rama u shpreh se kanë nivel të ulët të gjuhës duke shtuar se nuk i tha askujt budalla, por kanë budallallëkun si sëmundje ngjitëse në kope. Ndër të tjera i thekson se nuk është problemi i tij nëse ndihen dele dhe e marrin për fyerje.

"Nuk ka si të ndodhë ndryshe sepse tek gjuha fillon gjithmonë problemi, tek fjala fillon gjithçka dhe kemi probleme të mëdha që na ndajnë nga gjithçka por tek gjuha kemi problemin kryesor. Ju keni nivel të gjuhës shqipe që është bazik, i ulët fare dhe do më falni për mungesën e modestisë, ne e kemi ndryshe gjuhën. Nuk i thashë askujt ti je budalla, po ti thuash dikujt je budalla, është fyerje. Unë thashë keni budallallëkun sëmundje ngjitëse në kopenë tuaj. Nëse u ndjetë dele, është problemi juaj, jo i imi.

Dhe njerëzit kur bien në nivelin tuaj kthehen në kope dhe këto janë mënyra të të shprehurit, nëse do të hyjmë tek gjuha parlamentare, ju nuk duhet të hynit më kurrë në parlament sepse nuk thoni vetëm fjalë fyese, por shani me fjalë të cilat përbëjnë akuza penale, pra për mua, nëse dikush më thotë budalla, nuk kam asnjë problem, është një opinion, por nëse më thotë kriminel, patjetër e kam problem. Por kriminel, hajdut etj dhe përsëri zoti Alibeaj, ti provove atë që thashë unë, je e njëjta gjë si ai me të cilin me demek je kundërshtar sot. Për ikonën në Gjermani, e ka thënë ai, pra thjesht vërtetoni atë që them unë, ndaj nuk ju voton njeri dhe ai, i vdekur komplet, u cua dhe ju mori përpara. Në fund të ditës, njerëzit nuk shohin asnjë dallim mes jush. Ju jeni kopje të zbehta dhe të shëmtuara të tij", tha Rama.

Ora 11:35
Rama përplaset me Spahon: Profesor, degradimi yt pritej se je pjesë e kopesë! Ju e mbushët kalanë e Lezhës me disko, jemi ende në gjyq me ta

1651138246_ramaspajjjo.jpg

Në debatin në Kuvend, Kryeministri Rama pati një përplasje me deputetin demokrat Edmond Spaho. Teksa Rama fliste Spaho ndërhyri.

“Profesor mos bërtit. Më ka marrë malli për ty, nuk e kam pritur që ti të marrësh flamurin e luftës me Amerikën. Unë e shikoj degradimin tënd si pjesë të qenit pjesë të një kopeje ku budallallëku është sëmundje ngjitëse. Të mirëpres të bësh replikë me mua. Ju jeni ajo gjëja e ndarë përgjysmë”, i tha Rama

Ndërsa Spaho mori fjalën dhe hodhi akuza për çështjen e Butrintit.

“E dini ju kush është Fondacioni shqiptaro-amerikan thotë. Po e dimë shumë mirë. Është krijuar në vitin 1993. Kam qenë një prej përfaqësuesve shqiptarë në atë fondacion (Rama ndërhyn: Epo je i rrjedhur atëherë). Që atëherë donin ta merrnin Butrintin dhe nuk lanë asnjë gur pa lëvizur. Dhe BERZH na e tha që atëherë që jo sepse nuk është skemë për ju por për të bërë lekë”, tha Spaho.

Por Rama e përgënjeshtroi.

“Në vitin 1993 nuk është themeluar fondacioni por fondi. Janë 2 gjëra të ndryshme. Pra ka ndryshuar trajtë. Është një fondacion jo fitimprurës i financuar nga qeveria e SHBA-ve. Ju vini këtu dhe i referoheni si të ishte Ministria juaj e Kulturës që e bëri disko kalanë e Lezhës. Sot shteti është në gjykata të lartë, në proces akoma, për ato diskot dhe mejhanet që ju latë në kalanë e Lezhës. Ju jeni llumi. Dini vetëm të shani, të akuzoni”, tha Rama.

Ora 11:33
Akuzat për Butrintin, Rama: Investimi do bëhet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan! Do jetë i pari park pa asnjë përqindje karboni, komplet zonë e gjelbër

Teksa iu përgjigj akuzave te opozitës për Parkun e Butrinit, kryeministri Edi Rama sqaroi se investimi do të bëhet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan, duke theksuar se nuk është mëkat që Butrinti do të ketë aktivitete fitimprurëse. Ai shtoi po ashtu se Parku i Butrintit do të jetë i pari që do të hyjë në hartën e parqeve me zero përqindje karboni.

"E dini kush është fondacioni shqiptaro-amerikan? Është një kontributor i rëndësishëm në të gjithë procesin e zhvillimit të vendit me kohë e me vakt dhe është një bashkëpunëtor i qeverisë, jo sot por i të gjitha qeverive të Shqipërisë prej kohësh. Ju po akuzoni se fondacioni shqiptaro-amerikan, kontribut i një grupi njerëzish që jetojnë në SHBA dhe mbledhin fonde për Shqipërinë, na paska hyrë në marrëveshje sekrete me qeverinë për të hapur bare dhe restorante në Butrint sepse për ju bari dhe restoranti janë akoma e vetmja mënyrë si e shikoni ju fillimin e konvertimit të politikës në para sepse ju jeni autorët e kioskave. Jeni të njëjtët, nuk ndryshoni, nuk ka rëndësi fare se disa nga ju nuk kishin lindur kur u hapën kioskat. Kopeja juaj ka logjikën e vet, ju kioskën e keni në kokë. Keni të gjithë moshën e atij të vdekurit që e dini për të gjallë. Parku i Butrinit sot, falë punës që kemi bërë ne, këtyre marrëveshjeve, prej vitesh ka vazhduar të qëndrojë në fuqi bashkëpunimi dhe ka vazhduar të ecë puna në Butrint në saj të këtyre marrëveshjeve që kontribuojnë për këtë vend. Butrinti patjetër që do ketë aktivitete fitimprurëse, ky nuk është mëkat, por ju duhet të shikoni se për çfarë do përdoren për Butrintin. Do përdoren për Butrintin. Parku do bëhet siç themi ne, ju flisni sa të doni, ne dimë se çfarë bëjmë, ju nuk dini se çfarë flisni. Partneri ynë është fondacioni shqiptaro-amerikan. Ky fondacion nuk je kredi, nuk kërkon asgjë nga shteti shqiptar veç partneritetit. Ata investojnë dhe ne investojmë, së bashku siç kemi bërë në shumë projekte. Në Butrint po kalohet në modelin e administrimin e parqeve kombëtare në botën e zhvilluar. Qëllimi është që Butrinti të jetë Park Kombëtarë që të vazhdojë të rrisë fuqinë atraktive, të vijojë të zhvillohet në sensin e gërmimeve arkeologjike dhe ne jemi krenarë për këtë marrëveshje dhe shumë falënderues fondacionit që ka marrë përsipër këtë investim, të kërkuar prej nesh. Ne jemi shumë krenar për këtë marrëveshje dhe falënderues që fondacioni ka marrë përsipër të bëjë këtë investim. Fondacioni ka pranuar të hyjë në këtë proces dhe Butrinti do të jetë edhe e para zonë e cila do të hyjë në hartën e zonave pa asnjë përqindje karboni, pra komplet zonë e gjelbër në sensin jo me pemë dhe shkurre por me të gjitha aktivitetet e brendshme pa asnjë përqindje karboni. Për të gjitha këto, jemi shumë krenar", tha Rama.

Ora 11:27
Rama-PD-së: Nga ju dëgjoj të njëjtat argumente 'denbabaden', jeni kope, i shkoni pas të 'vdekurit'

 

Gjatë fjalës së tij në parlament kryeministri Edi Rama tha se demokratët edhe pse janë prej kohësh të përçarë përdorin të njëjtat argumente dhe fjalë, duke mos dalluar aspak nga njeri-tjetri.

Rama tha se demokratët ndjekin mënyrën e politkbërjes së të “vdekurit” siç e cilësoi, Sali Berishës.

“Edhe këtë të kartelës e kam dëgjuar nga ju kam kohë. Kjo e kartelës tregon dhe njëherë që ju jeni e njëjta gjë edhe kur jeni të ndarë, përdorni të njëjtat argumentet dhe përdorini të njëjtat fjalë. Njerëzit kur ndahen për çështje të mospajtimeve politike, kulturore, estetike, nuk i dallon dot po që se dallohen vetëm nga fytyra dhe emri. Kartela klinike...këtë e kam dëgjuar denbabaden nga ai që ka vdekur. Jeni kope, ky është fakt, jo opinion. E vërteton e përditshmëria juaj, pavarësisht se jeni nga njëra apo tjetra. S’ka marrëveshja sekrete dhe çfarë do të bëhet me Butrint e vendosim ne që kemi shpëtuar Butrintin nga ju. E mbaj mend se çfarë ishte Butrintin kur unë jam bërë ministri i Kulturës dhe kur kemi krijuar bordin e administrimit të Butrintit dhe njësoj si atëherë, kjo zonja këtu qe flet nuk kishte lindur akoma. Nuk ka lidhje, kurdo që lindi ju, mjafton të futen në këtë kope dhe merrni sëmundjen e budallallëkut. Nuk ka lidhje kur keni lindur, as sa normal keni qenë, çfarë keni studiuar ju infektoheni nga baballëku. Mos u ofendoni fare! Nuk do të thotë të jesh budalla, do të thotë të jesh në një krizë! Jeni thellësisht të afektuar! E keni shtrembërim në ADN, që për çdo gjë flisni bashkë. Mos u fyeni, shikoni veten në pasqyrë, do kuponi që unë po them shumë pak.”, tha ai.

Ora 11:14
Butrinti me koncesion? Rama për PD: Ju i gjetët pronën teatrit antik, gjetët pasardhësin e atyre që e ndërtuan! Budallallëku në kopenë tuaj sëmundje ngjitëse

 

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar budallallëk qëndrimin e Partisë Demokratike për çështjen e Butrintit.

“Sot e gjithë ditën ka një pretendent fizik, subjekt fizik për Butrintin si pronë familjare.  I keni njohur pronën në teatrin Antik të Butrinti një subjekti fizik. Keni pranuar se sot në Shqipëri jeton stër, stër stër stër stër nipi i atyre që ndërtuar teatrin antik. Këta jeni ju. Budallallëku në familjen tuaj është sëmundje ngjitëse. E keni në ADN-në e partisë tuaj që të trashëgoni budallallëkun brez pas brez dhe që ta bazoni të gjithë përsiatjen tuaj për t’i bërë njerëzit për budallenj. Jeni si ajo pjesa e ndarë përgjysmë nga e njëjta gjë. Vini flini këtu për vlerat e trashëgimisë sonë kulturore ju. Ju që kulturalisht jeni kërcënimi më i madh i vendit tonë, agresion permament mbi shoqërinë tonë. Ju që kulturalisht kërkoni ta ktheni Shqipërinë në kohën kur luftonte Amerikën”, tha kryeministri Rama.

Ora 11:10
Debate në Kuvend për ‘Butrintin’/ Zhupa: Do ndërtoni bare e restorante, shiko Instagramin tim! Ministrja e Kulturës: Je regjisore e humbur

 

Deputetja e PD, Ina Zhupa po fliste për të drejtën e informimit dhe u ndal tek  çështja e Butrintit, për të cilën ka pasur debate me ministren e Kulturës Elva Margariti në Komisionin e Edukimit. Sipas Zhupës, në Butrint do të jetë biznes fitimprurës për një fondacion ndërsa Margariti i tha se ka një keqardhje e një kompliment për të.

Ina Zhupa: E drejta e informimit ju është hequr juve dhe deputetëve. Butrinti do të jepet me koncesion. Pasuria kombëtare, trashëgimia kulturore, identiteti jonë kombëtar janë në rrezik për ti dhënë një fondacioni privat që ka 4 individ privat dhe ministren eKulturës. Shteti e lëshon Butrinit, i cili është siti arkeologjik i vendit, prodhon më shumë para, ka më shumë vizitorë. Deri tani në arkën e Butrintit janë 2 milionë dollarë që do i kalojnë fondacionit që do e marrë në menaxhim.

Në vitin 2018 kanë miratuar ligjin e trashegimisë kulturore për ti hapur rrugë dhënies me koncesion. Jepet gjithashtu për përfitim ekonomik dhe pse quhet organizatë jofitimprurëse, e drejta e informimit të cdo qytetari është të dijë se si kjo qeveri atë që jep cdo para, Butrintin e jep me koncesion dhe nuk provon modelin e ri me një monument që është lënë në harresë.

Lindita Nikolla: Do ju ndërpres fjalën nëse vijoni, përmbahuni rendit të ditës. Nuk po flisni për të drejtën e informimit.

Ina Zhupa: Për këtë po flas. E drejta ime si cdo deputete që kur kërkohet plani i biznesit të veprimit të mos më vijë një faqe e bardhë. Do i drejtohemi dhe komisionerit për infromimit për të marrë parasysh që nuk informohemi. Butrinti është biznes fitimprurës për një fondacion me qëllim që të pasurohet. A e dini që në Butrint do të ndërtohen restorante, bare, teatro dhe këtë mund t’jua faktoj me dokumente që kam arritur t’i siguroj.

Lindita Nikolla: Do ju ndërpres fjalën, fokusohuni në raport.

Ina Zhupa: Nga shiu ramë në breshër. Meqë nuk i lejuam të ndërtohet një bar, kanë menduar ta ndërtojë privati.  Mund të vendosë edhe bileta të tjera për aktivitete të tjera brenda Butrintit. Pra minierë ari për të kaluar të paktën 50 milionë euro në arkën e një fondacioni privat.

Elva Margariti: Një keqardhje dhe kompliment. Keqardhje se bën pyetje, ke marrë përgjigje dhe ende nuk kupton asgjë. Jemi ende në partinë e numrave të gabuar. Kompliment i madh, je regjisore e humbur. Jam shumë e keqardhur që vazhdojmë dhe kapemi tre ditë, të paktën të ndërrosh pyetjet. Fondacioni menaxhohet nga shteti shqiptar. Krijohet se Butrinti ka potencial.

Edmond Spaho: Të të vijë turp.

Lindita Nikolla: Uluni mos flisni nga vendi.

Elva Margariti: Shyqyr që shkove tani ta vizitoje dhe sërish nuk e kuptove. E keni parasysh ku është kulla veneciane? E keni parë ndonjëherë? Ato do të rijetëzohen. Kemi një protokoll bashkëpunimi që nuk keni dashur ta kuptoni.

Ina Zhupa: Shiko Instagramin tim se kur kam qenë në Butrint.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Trap Gjati: 29/04/2022 15:09

    Nje si pietje kam u'.Po nje PPP(pordhe,Piper,purthe)per shqiperine tene,Pra per administrimi e shqiperise me meme,kur do ta beni?

    Përgjigju
  • Zana: 29/04/2022 08:42

    BUDALLENJ TE MEDHENJ QENKA KETA PLEHRA TE PD....TANI PO I NJOHIM...OSE NJE MUT I NDARE NE SHUME PJESE...PTU..RRACE IDIOTE MALOKU...

    Përgjigju
  • Ex Patronazhisti: 29/04/2022 00:37

    Me falni per injorancen,pertej ps dhe pd,e kam me komentuesit: A keni seder more njerez ?! A keni ndergjegje?! Ketu problemi jeni ju dhe lloji juaj qe qenka fara me e keqe qe sdi te ndaj te miren nga e keqja. Po nese doni ta shisni fhe Butrintin shiteni..... shiteni bashke me Shqiperine.... Por mos na beni per budallenj more njerez sepse jeni bere te neveritshem... Ky i gjati mire po vepron dhe kaq, po i mban doren perendia se ketij populli duhet q... nena te te thot baba. More njerez te ndyre dhe pa palce kurrizore ,nik ka lidhje pd apo sali berisha apo edi rama,po shitet nje pjese e histoeise tone tek nje privat qe do privatizoh vlerat dhe kulturen e popullit tone. Po shesin plazhin e gjeneralit.... etj etj Behuni njerez more kavje laboratori dhe flisni pertej partise dhe sufllaqes qe ju japin per dreke

    Përgjigju
  • deno: 28/04/2022 14:32

    Turpi i shqiperise , pd , qe e shkateroi shqiperine me vite me rradhe

    Përgjigju
  • etleva: 28/04/2022 14:31

    Nje tufe me dele qe shkojn mbas bariut ose ndryshe saliu

    Përgjigju
  • redi: 28/04/2022 14:30

    nese doni qe te shkoni mbrapa atehere ndiqni salen me njerezit hajdute qe ka me vete,por nese keni deshiren e madhe per te perparuar kthejini syt nga Rama i cili po ben te pamunduren per nje vend me te mire

    Përgjigju
  • Zamo: 28/04/2022 14:24

    Interesante qe keti dy javet e fundit cdo artikull mbi Ramen shoqerohet me komente standarte ndoshta ne baze te nje sistemi "patronazhist". Nejse. Ne debatin e sotem mbi Butrintin bie e sy nderhyrja dhe marrja e situates ne dore nga Rama. Taktike qe e ben sa here qe shikon se nje nga cerrat e tij, minister apo deputet, mbytet me nje pike uje. Sa me shume rritet arroganca e nje te ligu si Rama aq me shume do te pershkallzihet pasoja: intimidim ne zgjedhje apo zhvatje e pasurise dhe parase publike.

    Përgjigju
  • Xhevdet: 28/04/2022 13:53

    Mire e tha Ediii,keto te opozites nuk jane vetem fundi por dhe llumi i vendit tone.

    Përgjigju
  • Klajdi: 28/04/2022 13:52

    Parku kombetar i Butrintit do kthehet ne nje vend turistik mjaft i pelqyer nga te gjithe sepse çdokush deshiron te vizitoje nje vend te bukur

    Përgjigju
  • Arban: 28/04/2022 13:46

    Po ju te PD jeni budallenj nga i pari tek i fundit o te mjer, doni dhe te vini ne pushtet. Jeni mesuar duke e vjedh kte vend po ska me

    Përgjigju
  • Altin: 28/04/2022 13:45

    Qente le te lehin, karvani le te eci perpara kshu themi ne qeytetaret zoti Rama

    Përgjigju
  • Termeti: 28/04/2022 13:36

    Me vjen per te qeshur kur degjoj të flasin per Butrintin, sepse ata qe flasin nuk kane qene brenda me shume se gjysem ore.Lerini specialistet te diskutojne.

    Përgjigju
  • Votum keta qe dhunen e kishin karamelosur si ato mollet me sheqer: 28/04/2022 13:19

    Keta i ka klonuar trute atij liderit histerik. Pranej flasin njesoj si ata te Lirise dhe ata te republikes se Lulit. Keta nuk merren me problemin po e kane menien si te shajne nga nena, nga gruja, me nje fjale keta te prekin te gjithe familjen ose te kercenojne me te nxirra ne ftyre nga ato te bojes se kepucve.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 28/04/2022 12:26

    Sa "bujare","te mencur","te arrire" i kemi keta deputete! Lum ne e mjer bota. Mbasi sprucojne "fuqishem" si ordinere kur kamerat jane hapur,mbasi fiken kamerat "lepijne" sprucot dhe bejne puthjen francese pa dallim seksi e bindje,partie e krahine dhe bisnesi e ideje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?