Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi voton me 79 vota pro kredinë 40 mln euro për rehabilitimin e Fierzës! Të gjitha votimet në seancë

28 Prill 2022, 19:39| Përditesimi: 28 Prill 2022, 19:57

  • Share

1651160040_Sequence03.00455919.Still022.jpg

Kuvendi ka miratuar me 79 vota pro ratifikimin e marrëveshjes së huas prej 40 mln euro për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës. Huaja do të shlyhet për 15 vite, ndërkohë që 5 vitet e para do të jenë pa pagesë principali.

‘Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) (Agjencia e zbatimit të projektit) dhe KFË Frankfurt am Main (KFË), për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës”.’- thuhet në projektligj.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, u shpreh se objektivi është krijimi i sigurisë së furnizimit të energjisë elektrike dhe modernizimi i të gjithë sistemin e energjisë elektrike.  

“Ne kemi objektiv krijimin e sigurisë së furnizimit të energjisë elektrike, rritjen e përkujdesjes për kategoritë të cilat nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë elektrike, të modernizojmë dhe të zhvillojmë të gjithë sistemin e energjisë elektrike. Jemi zotuar që brenda këtij mandati të jemi eksportues neto duke investuar në disa burime natyrore. Kemi një sfidë dhe në sfidën tonë na kanë mbështetur të gjithë partnerët. Marrëveshja e sotme për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës, duke zgjeruar periudhën e shfrytëzimit me të paktën 30 vite. Nga pikëpamja strategjike do ndikojë në përmirësimin e sistemit energjitik, rritja e prodhimit të energjisë elektrike, e efiçentës, rritjen e sigurimit të vendit me energji.”

Kam dëgjuar sot të flitet për çmimet e energjisë elektrike sot, që qeveria shqiptare i ka bërë mburojë rritjes së çmimeve për konsumatorin. Kemi çmimet më të ulëta, sepse kemi vendosur të mbrojmë ata që nuk mund të përballojnë rritjen e çmimeve. Si mund të flisni për borxhin, kur ju gjatë qeverisjes suaj akumuluat një borxh që nuk e bëtë dot as transparent. Për çfarë e fshehët, për investime që nuk dihen? Ku janë investimet në sektorin energjitik? Është kjo qeveri me partnerët  që investuar në ngritjen e sistemit energjitik, me projekte të mëdha që ju nuk keni sy e veshë për ti shikuar e dëgjuar", tha Ibrahimaj.

Nga ana tjetër me 74 vota pro është votuar raporti vjetor  i veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale për vitin 2021.

Me 99 vota pro është votuar raporti vjetor i veprimtarisë së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitit 2021.

Me 75 vota pro është votuar raporti vjetor  i veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2021.

Me 98 vota pro është votuar projektligj “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës “Për aksesin në dokumente zyrtare”.

Me 97 vota pro është votuar projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktet dhe dokumentet e Kongresit të 26-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar, Stamboll 2016”.

Me 99 vota pro është votuar Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit Evropian, Horizont Evropa-programi kuadër për kërkimin dhe inovacionin.


Lajmi kryesor:

Menaxhimi i Butrintit, debat në Kuvend! Zhupa: E jepni me koncesion, do e çojmë në SPAK! Rama: Ju i gjetët pronarin teatrit antik, budallallëkun e keni në ADN


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?