Politikë

Kuvendi voton sot për shkarkimin e tij, Meta pret vendimin me 'këngë e valle' në Presidencë: Ditë e bukur pranverore

9 Qershor 2021, 10:23| Përditesimi: 9 Qershor 2021, 11:42

  • Share

Ndonëse Kuvendi pritet të votojë sot për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit, duket se kjo çështje nuk përbën shqetësim për këtë të fundit, ndërsa vijon me axhendën e tij të planifikuar. Meta ka preferuar as të mos paraqitet në seancën e sotme në Kuvend për të folur para ligjvënësve, por bëhet gati të presë në Presidencë Ansamblin Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu”.Në kuadër të nismës "Artistët në Presidencë" po zhvillohet një aktivitet kulturor, ku Meta nderon me Tituj edhe disa nga personalitetet e këtij Ansambli, si dhe do të mbajë një fjalë rasti.

"Jam shumë i lumtur, që në këtë ditë kaq të bukur pranvere, të mikpres në Institucionin e Presidentit të Republikës, Ansamblin Folklorik të Dibrës “Haziz Ndreu”, që me aq përkushtim u transmeton brezave, traditat folklorike të një treve të shquar atdhetare. Dibranët janë shembull frymëzues i pasionit për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave kulturore kombëtare. Pas pak, ju ftoj të gjithëve të ndiqni live, këtë aktivitet kulturor, reflektim të shpirtit artistik të jashtëzakonshëm të dibranëve", ka shkruar Meta në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Presidenti Ilir Meta nuk e ka njohur nismën e mazhorancës për shkarkimi ne tij, madje e ka cilësuar atë nul dhe anti kushtetuese.

Ora 11:30
Sot shkarkohet Meta/ Kapexhiu nga festa në Presidencë: Në një sallë të mbyllur po thuren intriga, te ne po hidhet valle! Bashkohuni në festën tonë (VIDEO)

Bujar Kapexhiu në aktivitetin kulturor në Presidencë nuk ka lënë pa komentuar atë se çfarë p ndodh në seancën e Kuvendit, ku pritet shkarkimi i presidentit Ilir Meta.

“Në një salle të mbyllur thuren intriga, ndërsa në këtë ambient të hapur, në këtë ditë kaq të bukur këndohet dhe hidhen valle. Kur flasim për ata nuk mund të mos qeshim dhe urojmë që ky aktivitet kulturor t'ju shërbejë edhe atyre që të reflektojnë dhe t'i bashkohen festës sonë”, tha Kapexhiu.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sifi: 09/06/2021 16:29

    Eshte eveniment i rralle qe presidenti pranon doreheqen me kenge e valle dhe furce nga Kapexhiu i njohur per ato.E ka hak te largohet se vet e shkelu kushtetuten.A di shkarkohet nga gjykata Kushtetuese?Nje jo e saj per shkarkimin me gjithe ato prova do te jete prova me e madhe demojratike per te .Te shohim se cudija shqiptare mund te ndodh si vdo here

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?