Enkelejda Hoxha

Kronikë

Kërkoi rrëzimin e vendimit të KLGJ që e shkarkoi nga detyra, Gjykata Kushtetuese 'rrëzon' gjyqtaren Enkeleida Hoxha: Duhet të ankohet në KPA

11 Qershor 2021, 14:44| Përditesimi: 11 Qershor 2021, 14:56

  • Share

Gjykata kushtetuese nuk pranon ankimin e gjyqtares Enkeleida Hoxha, e cila kërkoi nga Kushtetuesja anulimine  vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor që i hoqi statusin e magjistratit. Sipas kushtetuese, ky ankim duhet bërë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi KPA është institucioni që shqyrton këto ankime.

Kështu që Gjykata Kushtetuese nuk e kaloi kërkesën në seancë plenare.

KLGJ shkarkoi nga detyra Enkeleida Hoxhën pasi u arrestua dhe po hetohet për korrupsion. KLGJ u shpreh se Hoxha shkeli ligjin edhe me lirimin nga qelia të Hekuran Billës, ekzekutuar në atentat mafioz.

Ish-gjyqtarja Hoxha u arrestua nga SPAK pas një superoperacionit të zhvilluar në Gjykatën e Krujës, gjatë seancës gjyqësore, teksa po lironte një tjetër të dënuar.

Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi, ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve. Emri i gjyqtares lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit ai edhe Hekuran Billa, i vrarë disa muaj më parë në Tiranë. 

Këshilli i Lartë Gjyqësor shkarkoi nga detyra Enkelejda më 17 mars, e akuzuar se ka shkelur detyrën në lirimin e disa të dënuarve me burgim të përjetshëm, vendim të cilin Hoxha e ka apeluar.

(Kliko ketu per te lexuar vendimin e plote te Gjykates Kushtetuese)

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?