Një kompleks super lukzos është ia në pronësi të vëllezërve Hajri, të dyshuarit kryesorë për rrëmbimin e Jan Prengës në Kamzë 10 ditë më parë. Pikërisht në këtë kompleks dyshohet të jetë mbajtur peng dhe më tej të jetë vrarë 49-vjeçari. Ai është parë nga kamerat e sigurisë teksa nxirret me forcë nga një makinë dhe futet në ambientet e kompleksit "Golden" që është në pronësi të vëllezërve Hajri, njëri i arrestuar dhe tjetri, Altin Hajri i shpallur në kërkim.
Altin Hajri, i shpallur në kërkim për pengmarrjen e Prengës, rezulton pronar edhe i “Alt Oil 2008” me seli në fshatin Xhafzotaj, kompani e krijuar në vtin 2008. Sipas ekstraktit të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit kompania e Altinit operon me seli në Durrës Xhafzotaj pranë Kompleksit “Golden”. Në vitin 2016 kompania ndryshon emër në "Kompleks "Golden". Pronari i vetëm dhe administrator ka qenë gjithmonë Altin Hajri. Në vitin 2017 kompania ka deklaruar vetëm 9 milion lekë të ardhura dhe 1 milion lekë fitim. Mbetet e dyshimtë se me çfarë lekësh është ndërtuar një kompleks i përmasave të tilla kur fitimi është shumë i vogël?!
Shqiptarja.com ju sjell një galeri fotosh nga ky kompleks që ndodhet në Shijak.
Lajmi kryesor:
Arrestohen në Shijak pas rrëmbimit në Kamëz 2 të dyshuar! Ende asnjë gjurmë nga pengu...Kamerat e fiksuan tek kompleksi 'Golden'! Në kërkim Altin Hajri
G.M./ReportTv.al