Real Madrid ngjitet përkohësisht në krye të kampionatit spanjoll me 13 pikë një më shumë se Barcelona. Los blancos mposhtën minimalisht Espanyol 1-0 në Bernabeu në javën e 5-të. Vendimtar ishte goli i shënuar nga Asensio në fundin e pjesës së parë që i dha fitoren skuadrës së Julen Lopetegui.
Rikthehet tek fitorja Atletico Madrid. Skuadra e Diego Simeones mposhti 2-0 Getafen duke fituar derbin dhe ngjitet në kuotën e 8 pikëve. Portieri David Soria ishte i pafat në minutën e 14-të kur devijoi në portë një gjuajtje të Lemar.
Ndërsa në minutën e 60-të francezi shënoi mjaft bukur edhe golin e dytë të takimit. Për Simeonen kjo ishte ndeshja më e mirë në kampionat e skuadrës së tij. Sonte në mbrëmje Barcelona pret Gironan për të marrë sërish kryesimin.