Foto nga ndeshja Sevilla-Real

La Liga, Sevilla mund 3-2 Realin e rezervave, goleadë e Barcelonës

10 Maj 2018, 10:01| Përditesimi: 10 Maj 2018, 10:03

  • Share

Në ndeshjet e prapambetura të kampionatit spanjoll Sevilla ka mundur 3-2 Real Madrid në “Ramon Sanchez Pizjuan”. Real me vetëm tre lojtarë titullarë e ka të vështirë të përballojë vendasit që marrin avantazhin e trefishtë me golat e Ben Yedder, Layun dhe autogolin e Ramos ndërsa për madrilenët shënuan Borja Mayoral dhe kapiteni Ramos.

Real mbetet në vend të tretë pas Atleticos. Ndërsa në “Camp Nou” festa e Barcelonës vazhdon.

Katalanasit mposhtën 5-1 Villareal me golat e Coutinho,Paulinho,Messi dhe dygolëshin spektakolar të Dembele.90 pikë për Barcelonën e shpallur kampione që më herët, por që po vendos rekord pasi në 36 javë kampionat është e pamposhtur.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?