La Vllazninë pas 11 vitesh duke u transferuar te Skënderbeu, Kiri: Kombëtarja eksperienca më e bukur

21 Tetor 2020, 13:33| Përditesimi: 21 Tetor 2020, 17:01

  • Share

Jetën përtej shkollës Stela Kiri, një vajzë 20 vjeç, ia ka përkushtuar volejbollit, një sporti që sipas saj i jep energjitë e duhura për përditshmërinë. Prej më shumë se 5 vitesh ajo angazhohet në volejbollin profesionist me klubin e Vllaznisë, por së fundmi është blerë nga Skënderbeu.

“Kam 11 vite që merrem me volejboll. E kam nis në moshë shumë të vogël  me ekipine vajzave të reja të Vllaznisë. Më pas në moshën 15-vjeçare kalova në ekipin e parë, ndërsa tani jam transferuar në Korçë te Skënderbeu,”-u shpreh ajo.

Stela thotë se familja ka qenë ajo që e shtyu drejt volejbollit, por veçon mamanë e saj si personin që e ka shoqëruar në çdo hap.

“Familja ime e ka pritur shumë mirë dhe i është bërë shumë qef, sidomos mamaja ime. Ajo ka qenë shtysa më e madhe dhe më mbështet sot e kësaj dite. Për këtë e falenderoj sepse jam në sport prej saj,”-deklaroi ajo.

Në të kaluarën ajo është grumbulluar nga Kombëtarja, por thotë se pret me padurim që të kthehet aty.

“Për çdo spotist ekipi kombëtar është një qëllim. Unë e kam patur atë fat që isha pjesë e ekipit kombëtar dhe mund të them se ka qenë një nga eksperincat më të bukura,“- u shpreh sportistja.

Në fund Stela tregon edhe objektivin e saj, që si shumë sportistë është për të luajtur jashtë vendit.

“Objektivat dhe qëllimet e mija janë që së shpejti të luaj jashtë Shqipërisë dhe pse jo në nje ekip të mirë në Europë,”-tha ajo.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?