Ministria e Mbrojtjes informon se 50 efektivë të Forcave të Armatosura së bashku dhe me helikopterni Cugar dhe 2 mjete zjarrëfikëse janë mobilizuar për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit masiv në bashkinë e Kurbinit.
“Situata është sfiduese për shkak të terrenit të vështirë, ku zjarri është përhapur shpejtësisht” informon ministria e Mbrojtjes.
Ndërkohë policia konfirmon se është arrestuar i dyshuari si zjarrvënës.
Lajmi kryesor:
Zjarr masiv afër kishës së Laçit, situata e vështirë, pritet ndërhyrja nga ajri, Balla: Një nga situatat më të vështira këtë vit!
S.G//ReportTv.al