Superliga/ Magani debuton me fitore, Tirana 'poker' Bylisit! Laçi 1-1 AF Elbasani, verdheblutë gjashtë ndeshje pa sukses

10 Nëntor, 18:56| Përditesimi: 11 Nëntor, 15:09

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit mbylli këtë të diel raundin e 13-të. Gjithçka nisi në orën 14:00 me barazimin 1-1 mes Laçit dhe AF Elbasanit. Në 17:00 në "Niko Dovana" të Durrësit Tirana mposhti 4-0 Bylisin, duke bërë që Gugash Magani të debutonte me tri pikë në rikthimin pas nëntë vitesh si trajner i bardhebluve.

Në "Niko Dovana" të Durrësit, Tirana mposhti 4-0 Bylisin në një stadium të "ftohtë" për shkak të mungesës së tifozëve, kjo pas dënimit që Disiplina u bëri bardhebluve. Kryeqytetasit pas 12 javësh vinin në këtë takim me vetëm një fitore dhe shkarkimi i Bledi Shkëmbit dhe emërimi si trajner i Gugash Maganit ka dhënë frytet e veta. Jarmouni me dopietë në minutat 43 (penallti) dhe 69, Ismajli në të 81 dhe Bajrovic në 90+1 shënuan për Tiranën që ngjitet në vendin e shtatë me 14 pikë, duke lënë në zonën e ftohtë Skënderbeun, Laçin dhe Bylisin. Pas humbjes, trajneri Nevil Dede i Bylisit tha se do flasë me presidentin për të parë të ardhmen, duke marrë përgjegjësitë e humbjes. Sipas tij ekipi kishte shkuar në Durrës për turizëm.

Në Kurbin, Laçi dhe AF Elbasani barazuan 1-1. Mjaki që në minutën e katërt kaloi në epërsi vendasit, me sfidën që u barazua nga Blaise Tsague në minutën e 60-të. Kjo është ndeshja e gjashtë radhazi pa fitore për AF Elbasanin, që me 17 pikë mban vendin e pestë. Ndërkohë Laçi me 12 pikë ndodhet në pozitën e nëntë.

Superliga, raundi 13-të:

E shtunë, 9 nëntor

14:00 Egnatia 1-1 Vllaznia

17:00 Dinamo 1-2 Partizani

17:00 Teuta 1-1 Skënderbeu

E diel, 10 nëntor

14:00 Laçi 1-1 AF Elbasani

17:00 Tirana 4-0 Bylis

Renditja:

Ora 19:49
Tirana i mposhti me katër gola, Nevil Dede i Bylisit mediton largimin: Do flas me presidentin


Pas humbjes 4-0 nga Tirana në "Niko Dovana", trajneri Nevil Dede i Bylisit tha se do flasë me presidentin për të parë të ardhmen, duke marrë përgjegjësitë e humbjes. Sipas tij ekipi kishte shkuar në Durrës për turizëm.

"Jam i mendimit që përgjegjësinë duhet ta marr unë. Nuk shkoi asgjë, m’u duk sikur isha me skuadër që nuk e njihja. Nga Ballshi erdhëm në Durrës më shumë për turizëm se për të luajtur futboll, se për të menduar se ishim me kundërshtar në pozita aty-aty te klasifikimi.

Kemi bërë të njëjtat gabime si më parë. Sot treguam që jemi skuadër që zvogëlohemi shumë. Mua më shqetëson që ne duhet të jemi të vërtetë gjithmonë, nuk mund të paraqisim luhatje të mëdha.

Gjithsesi kemi shumë përpara, unë do flas dhe me presidentin, na duhet përqëndrim dhe fokus shumë i madh. Nuk duhet të mendojmë që Bylisi është kalimtar. Ka ditë të tilla, por ky është fakt", tha Dede për RTSH Sport pas ndeshjes.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?